LAJMI I FUNDIT:

‘Pritet ulje e lehtë e çmimit të patundshmërive’

‘Pritet ulje e lehtë e çmimit të patundshmërive’

Në tremujorin e dytë të këtij viti në Regjistrin e çmimeve dhe qirave janë regjistruar 5.922 transaksione prej të cilave 58 për qind bien tek shitjet, 30 për qind te blerjet, nëntë për qind te shitjet prej investuesit, gjegjësisht shitje të para të patundshmërive dhe vetëm tre për qind të blerjet nga shteti. Në këtë periudhë nuk janë regjistruar shitje përmes ankandit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Numri më të madh të transaksioneve 2.119 ka pasur në prill, ndërsa më të vogël në maj kur janë regjistruar 1.891 transaksione. Numri më i madh i banesave 264 janë shitur në komunën e Aerodromit pas së cilës pasojnë Karposhi me 168 dhe Ohri me 151 banesa. Nga banesat e shitura 499 apo për 228 më pak nga periudha e kaluar me ndërtime të reja, ndërsa prej banesave më të shitura, janë me sipërfaqe prej 45 deri në 55 metra katrorë.


“Agjencia për Kadastër të patundshmërive në periudhën e kaluar pret të vazhdojë rritja e ofertës, gjegjësisht rritja e numrit të banesave të sapondërtuara dhe të vijë deri tek ulja e lehtë e çmimeve të patundshmërive si rezultat i aktivitetit të zvogëluara të tregut të patundshmërive”, tha drejtori i Kadastrës, Sllavçe Tërpeski në konferencën për shtyp.

Nga të dhënat në raport, shtoi, mund të konstatojmë se në tremujorin e dytë të vitit 2016 kemi ulje të aktiviteteve në tregun e patundshmërive dhe trend zvogëlimi të numrit të transaksioneve, se oferta e banesave në treg e kënaq kërkesën dhe se për momentin ka rezerva të mjaftueshme të banesave të sapondërtuara.

Ai theksoi se në tremujorin e dytë të këtij vitit në pajtim me të dhënat nga Kadastra elektronike ka 2.842 banesa të cilat janë të pa shitura dhe ofrohen në tregun e patundshmërive, ndërsa në fazën e ndërtimit janë 7.969 banesa që është për 278 banesa të pashitura dhe 2.862 banesa më shumë në krahasim me tremujorin e parë nga viti 2016.

Te qiratë në tremujorin e dytë të këtij vitit janë regjistruar 1.799 transaksione me vlerë në të qirasë së përgjithshme mujore prej 42,060.479 denarë ose 684 miliardë euro. Krahasuar me tremujorin e dytë nga vitit 2015 ka rritje të qirasë për 163 transaksione dhe rritje të vlerës për 10.701.363 denarë ose 174 mijë euro, njofton AIM.

“Krahasuar, megjithatë me tremujorin e parë nga viti 2016 janë regjistruar 2.771 qira me vlerë të përgjithshme mujore prej 40.756.614 ose 662 mijë euro. Në këtë tremujor vërehet ulje e qirave për 972 transaksione, por rritja e vlerës për 1.303.865 denarë ose 21 mijë euro”, sqaroi Tërpeski.

Në Maqedoni, siç theksoi, nën hipotekë janë dhënë 99.927 banesa ose 9.75 për qind që është shumë më e vogël nga mesatarja evropiane e cila arrin 30 për qind.

Në trend Lajme

Më shumë
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti

Greqi, publikohen pamjet e momentit të vrasjes së Enkelejda Danajt nga ish-bashkëshorti

Lajme
Kalo në kategori