LAJMI I FUNDIT:

Pritet të mbahet ankandi për emetimin e obligacionit prej 25 milionë euro

Pritet të mbahet ankandi për emetimin e obligacionit prej 25 milionë euro

Ministria e Financave njofton se më 9 tetor 2018 do të mbahet ankandi i shtatëmbëdhjetë me radhë për vitin 2018 dhe do të emetohen Bono Thesari në vlerë prej 25 milionë euro dhe me maturitet gjashtë mujor.

Investimi në Bono Thesari është investim i sigurt i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (gjashtë muaj) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.


Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e Letrave me Vlerë, ministria e Financave tregon se duhet kontaktuar ndonjërën nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë. /Telegrafi/