Pritet të mbahet ankandi për emetimin e obligacioneve me maturitet 3 vjeçar në vlerë prej 20 milionë euro

Ministria e Financave njofton se më 08 qershor 2026 do të mbahet ankandi i tretë për vitin 2026.
Sipas një njoftimi për media thuhet se në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 20.00 milionë euro.
"Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi", thuhet në njoftim.
Ndërkaq, për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
46 minuta më parë








































