LAJMI I FUNDIT:

Prishtinës i zbritet dënimi, ndeshjen ndaj Dritës e luan në ‘Fadil Vokrri’ në pranin e shikuesve

Prishtinës i zbritet dënimi, ndeshjen ndaj Dritës e luan në ‘Fadil Vokrri’ në pranin e shikuesve

Prishtinës i është zbutur dënimi prej dy ndeshjeve që duhej t’i luante pa tifozë, vendim që ishte marr nga Komisioni Disiplinor pas incidentit që ndodhi para ndeshjes kundër Ballkanit në stadiumin “Fadil Vokrri” e zhvilluar në fillim të këtij muaji.

Prishtina ishte dënuar me dy ndeshje pa praninë e shikuesve dhe jashtë terrenit të saj dhe një gjobë prej 1200 euro.

Megjithatë, vendimi ka ndryshuar pas ankesës së Prishtinës në shkallën e dytë të Komisionit të Ankesave, i cili të premten ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë pjesërisht pas rishqyrtimit të lëndës.

Komisioni për ankesa i shkallës së dytë, ka vendosur që Prishtina të dënohet me vetëm një ndeshje pa praninë e shikuesve, ndërsa gjoba prej 1200 eurosh mbetet në fuqi.

Kështu që, me këtë vendim, Prishtina ndeshjen e radhës me Dritën do ta zhvillojë në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe me praninë e shikuesve.

“Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 23.09.2022 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave, argumenteve dhe provave shtesë të ofruara ndryshoj pjesërisht vendimin e datë 13.09.2022 , me ç’rast duke u thirrur në nenin 119 pika C të Rregullores Disiplinore ndaj FC ‘Prishtina’ , merret masë lehtësuese zhvillimin e vetëm një ndeshje pa shikues dhe jashtë Prishtinës. Bazuar në këtë vendim FC ‘Prishtina’ ndeshjen e radhës do ta zhvilloj në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ dhe me prani të shikuesve. Masa tjetër e dënimit me gjobë prej 1200 euro mbetet në fuqi”, thuhet në vendim.

Prishtina luan me Dritën më 28 shtator, ndeshje e mbetur nga java e 3-të. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori