LAJMI I FUNDIT:

Prishtinasi shitës i kikirikëve, që ëndërron të bëhet biznesmen (Video)

Prishtinasi shitës i kikirikëve, që ëndërron të bëhet biznesmen (Video)

“Paraja nuk është gjithçka”, thotë për rrjetin ballkanik të mediumit “Al Jazeera” 15-vjeçari Ardian Ruhani, i cili shet kikirikë në rrugët e Prishtinës.

Ai është përzgjedhur të flasë për përvojat e tij në këtë dokumentar për Kosovën.


Ruhani, me një anglishte të rrjedhshme tregon për “Al Jazeera” se si i fiton paratë me të cilat ndihmon familjen e tij. Thotë se me shitjen e kikirikëve fiton para të konsiderueshme.

“Shes vërtetë shumë. Çdo njeriu që i pëlqejë unë, më thërrasin dhe më thonë ‘eja këtu’, unë i them ‘çfarë’, dhe më thonë ‘unë dua të blejë diçka nga ti’ dhe ‘dua tu japë 10 euro’ apo nganjëherë më japin 20 euro e më thonë të shkojë në shtëpi, sepse të rrish këtu nuk është mirë për mua”, rrëfen Ardiani.

15-vjeçari thotë se ka pasur ditë kur ka fituar një shumë prej 350 euro nga shitja e kikirikëve në kryeqytetin kosovar.

“Nuk e di saktësisht se sa para bëj në ditë, mirëpo për Krishtlindje kam bërë 350 euro”, thotë Ruhani për “Al Jazeera”.

I pyetur nëse paratë ia dërgon familjes së tij, Ardiani 15-vjeçar thotë: “Ia japë paratë babait tim, sepse dua ta ndihmojë familjen time, por jo sepse më thotë ai, sepse ai më thotë ‘mos më jap asgjë’ por unë vetëm dua ta ndihmojë familjen”.

“E kam mësuar anglishten nga përvoja dhe turistët. Thash një ditë, pse mos të mësoj anglisht të bëjë para të konsiderueshme. Mund të shkojë ku të dua nëse e di anglishten”, tregon Ardiani.

Pavarësisht se kohën më të madhe të kohës e kalon duke shitur kikirikë në rrugë, Ardiani nuk ndalon së ndjekuri ëndrrat e tij. Biznesi dhe futbolli janë dy profesionet që ai dëshiron t’i ushtrojë në të ardhmen.

“Dua të bëhem biznesmen i mirë apo të luajë futboll. Dhe nëse shkojë diku larg Kosovës, dua t’i ndihmojë vëllezërit e mi”, pohon Ardian Ruhani.

“Al Jazeera” ka publikuar një dokumentar rreth shtetit të Kosovës. Në këtë film dokumentar janë intervistuar edhe artistë, biznesmenë e politikan kosovarë.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori