LAJMI I FUNDIT:

Prishtina vazhdon bashkëpunimin me Miftarajn dhe Halitin

Prishtina vazhdon bashkëpunimin me Miftarajn dhe Halitin
FC Prshtina (Foto: FC Prishtina/Facebook)

Mesfushori Diar Miftaraj dhe mbrojtësi Ahmet Haliti do të vazhdojnë të mbrojnë ngjyrat e klubit më të trofeshmë nga Kosova, Prishtinës.

Negociatat ndërmjet kryetarit Remzi Ejupi dhe dy futbollistëve me përvojë kanë përfunduar shpejtë dhe pozitivisht, dhe të sikurse Miftaraj ashtu edhe Haliti kanë vendosur t’i qëndrojnë besnik skuadrës duke nënshkruar rinovimin.


Prishtina mëson kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Evropës
Lexo po ashtu Prishtina mëson kundërshtarët e mundshëm në Ligën e Evropës

30-vjeçari Haliti në edicionin e sapo përfunduar ka regjistruar 21 paraqitje me Prishtinën, ndërsa ky do të jetë viti i tretë me Prishtinën, pasi edhe në të kaluarën ka luajtur për një sezon duke regjistruar në total 46 paraqitje.

“Edhe pse kisha disa oferta nga vendi, por edhe nga Shqipëria, vendosa të vazhdoj me Prishtinën pasi që ram dakord për kushtet financiare dhe sigurisht plasmani në Evropa Ligë ishte motiv shpresë”, ka thënë Haliti me rastin e nënshkrimit të vazhdimit të kontratës.

Në anën tjetër, 28-vjeçari Miftaraj në edicionin e sapo përfunduar ka regjistruar 30 ndeshje duke e shënuar 1 gol, ndërsa ky do të jetë viti i tretë rresht me bardhekaltrit duke regjistruar në total 50 paraqitje me Prishtinën.

“Së pari jam shumë i lumtur që kam arritur marrëveshje me klubin më të madh në vend çka për mua është nder të vazhdoj me bartë fanellën e këtij klubi. Normalisht premtoj angazhim maksimal në çdo ndeshje dhe shpresojmë që këtë vit të sjellim titullin në Prishtinë, sepse këtë trofe e meritojmë të gjithë, nga i pari i klubit kryetari Ejupi, tifozët “Plisat” që nuk kanë rresht së përkrahuri në çdo ndeshje dhe çdo adhuruesi tjetër të Prishtinës”.

“Por, duhet pranuar, njëra ndër arsyet kryesore që më kanë bindur të qëndroj në Prishtinës pa dyshim është puna me një trajner të madh siç është Mirel Josa dhe më gëzon shumë fakti që do të vazhdojmë të punojmë me të”, ka thënë mesfushori, Miftaraj. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Zbulohet ‘mesazhi kërcënues’ që Ronaldo i kishte bërë Rangnickut gjatë kohës sa ishte lojtar i Man United

Premier League
Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

Real Madridi ndryshon prioritetet – transferimi i Davies më nuk është opsion, tani ka një emër tjetër

La Liga
Kalo në kategori