LAJMI I FUNDIT:

Prishtina që prej marsit paralajmëron ndërtimin e pesë shkollave të reja

Prishtina që prej marsit paralajmëron ndërtimin e pesë shkollave të reja

Komuna e Prishtinës, tash e pesë muaj po paralajmëron ndërtimin e pesë shkollave të reja. Porse kur do të nis punimi i tyre nuk dihet.

Në mars të këtij viti zyrtarë të Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, patën thënë se shpresojnë se së shpejti do të fillojë ndërtimi i pesë objekteve shkollore. Sipas tyre, kjo pritet të zbusë gjendjen e mbingarkesës me nxënës në disa shkolla.


Sot komuna e Prishtinës, përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare, serish ka thënë se së shpejti Prishtina do të bëhet me pesë shkolla të reja. Megjithëse as sot nuk jepet ndonjë datë se ku ndërtimi i shkollave do të fillojë saktësisht.

“Kryeqyteti i Kosovës në bashkëpunim me IFC të Bankës Botërore është duke punuar në realizimin e konceptit të Private Finance Iniciative (PFI) për ndërtimin e 5 shkollave në Prishtinë. IFC, përmes konkursit të hapur, ka përzgjedhur kompaninë që do të përpilojë koncept-dizajnin e shkollave. Këtë konkurs e ka fituar konzorciumi Mazzanti, me përvojë shumëvjeçare të dizajnimin e objekteve arsimore nëpër botë”, thuhet në njoftimin që tutje thekson se ideja është që struktura e shkollave të jetë e hapur dhe e gatshme për t’iu përshtatur kërkesave që mund të vijnë në të ardhmen, duke e lënë mundësinë për anekse varësisht nevojës. Secili nga modulet do të jetë fleksibil për ndryshime brenda të njëjtit lokacion.

“Deri më tani janë përzgjedhur lokacionet në Mat, Sofali, Veternik dhe Arbëri; kurse në Kalabri jemi në proces e sipër. Ekipi i IFC-së është duke e bërë studimin e fizibilitetit dhe duke e përpiluar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, ashtu që t’i dërgojë sa më parë në njësinë e Partneritetit Publiko-Privat (PPP), për ta dorëzuar tutje në komitetin e PPP-së. Ndërtimi i këtyre 5 shkollave, në të njëjtën kohë, do ta ulë dukshëm numrin e nxënësve në shkollat e mbingarkuara, dhe si rrjedhojë do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së arsimit në Kryeqytet”, thuhet në fund të njoftimit që megjithatë nuk tregon se kur do të nisen punimet e shkollave.

Mësimi ndërkaq këtë vit pritet të fillojë më 1 shtator që i bie se ndajnë vetëm edhe dy javë nga nisjha e vitit ë ri shkollor. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori