Prishtina kishte arritur marrëveshje me Kyrian Nwabuezen disa ditë më parë, por marrëveshje mes palëve është anuluar, pasi lojtari ka dështuar në testet mjekësore.

Kryeqytetasit e kishin pritur sulmuesin amerikan që të vije në Kosovës për t’ia bërë ekzaminimet e nevojshme mjekësore.

Telegrafi mëson se sulmuesi amerikan ka një dëmtim në gju dhe për një kohë nuk mund të jetë gati.

Kjo ka bërë që Prishtina të mos nënshkruajë me të edhe pse kishin pritshmëri të mëdha, pasi që dihet kualiteti i tij i treguar në Shqipëri dhe Kosovë më parë.

Nwabueze ka qenë prezent me skuadrën në Gjilani, ku madje edhe kishte stërvitur para ndeshjes së bashku me prurjet e reja, Egzon Belicën dhe Shefit Shefitin.

Reklama

Prishtina në këtë javë do të jetë mysafir i Drenicës në kuadër të javës së tetë. /Telegrafi/

Reklama