LAJMI I FUNDIT:

Prishtina mposht me lehtësi Dukagjinin në ‘Fadil Vokrri’

Prishtina mposht me lehtësi Dukagjinin në ‘Fadil Vokrri’

Prishtina e ka mposhtur Dukagjinin në javën e gjashtë të Superligës së Kosovës me rezultat 2-0.

Bardhë e kaltrit kaluan në epërsi pas vetëm shtatë minutash lojë me anë të Meriton Korenicës që shënoi me kokë.


Prishtina rrezikoi edhe disa herë të tjera portën e mysafirëve me anë të Diar Miftarajt dhe Korenicës, mirëpo rezultati mbeti i njëjtë.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin minimal të kryeqytetaseve, ndërsa në të dytën ata e dyfishuan epërsinë.

Ishte minuta e 51-të kur Prishtina e dyfishoi rezultatin me anë të Leonit Abazit që realizoi një gol të bukur.

Dukagjini tentoi në disa raste me kundërsulme ndaj bardhë e kaltërve, mirëpo pjesa defanzive ishte në krye të detyrës.

Pas xhiros së gjashtë, Prishtina gjendet në pozitën e gjashtë me dhjetë pikë, ndërsa Dukagjini mbetet në vendin e fundit me vetëm një pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit, njëri luajti rol kyç

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori