LAJMI I FUNDIT:

Prishtina gjendet në mesin e 20 qyteteve të Evropës që CNN ua rekomandon turistëve t’i vizitojnë

Prishtina gjendet në mesin e 20 qyteteve të Evropës që CNN ua rekomandon turistëve t’i vizitojnë

“Përderisa turizmi i tepërt nuk shfaq shenja se do të zvogëlohet nga destinacionet më të famshme të Evropës, asnjëherë nuk ka ekzistuar periudhë më e mirë për t’i kërkuar opsionet e mahnitshme që tërheqin pak vizitorë” – kështu e fillon shkrimin prestigjiozja CNN.

Në këtë artikull, CNN shkruan për vështirësitë që turistët i kanë kur vizitojnë vende të famshme si Venice, Parisi apo Amsterdami sepse vazhdimisht ballafaqohen me turma të mëdha të njerëzve, transmeton Telegrafi.


Prandaj, ata kanë përpiluar një listë me disa prej qyteteve më të bukura evropiane, por që kanë shumë pak turistë.

Në mesin e këtyre 20 qyteteve, e 7’ta gjendet Prishtina.

“Kryeqyteti i Kosovës nuk është zakonisht në top të listës me vendet që turistët duan t’i vizitojnë, por nuk ka ndonjë arsye se përse nuk duhet ta vizitoni këtë shtet magjepsës.

Përderisa Prishtina mund të ketë qenë sinonim me luftën para 20 viteve, ajo është transformuar shumë prej atëherë, ku shumë ndërtesa të çuditshme janë ndërtuar.

Muzeu Etnologjik “Emin Gjiku” ia vlen të vizitohet në mëngjes, e njësoj edhe Muzeu Kombëtar i Kosovës.

Biblioteka e Universitetit të Prishtinës do t’i fascinojë adhuruesit e arkitekturës, përderisa ata të cilët duan të freskohen mund ta gjejnë rehatinë në pishinën e Parkut të Gërmisë, e cila gjendet në veri të qytetit”, ka shkruar CNN.

Vlen të ceket se në këtë listë me rekomandime gjendet edhe Antwerpi i Belgjikës, Haga e Holandës, Sarajeva e Bosnjës, Malmo i Suedisë, Aberdeeni i Skocisë, Berni, Wroclaw-i, Tbilisi, Minski, Yerevani, etj. /Telegrafi/

Liqenati i Rugovës, parajsa e Bjeshkëve të Nemuna – vendi ideal për ata që duan ta kombinojnë natyrën dhe notin
Lexo po ashtu Liqenati i Rugovës, parajsa e Bjeshkëve të Nemuna – vendi ideal për ata që duan ta kombinojnë natyrën dhe notin

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Menaxhoni peshën dhe luftoni infeksionet duke përdorur proteina dhe vitamina

Stil
Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Rregullat e karmës që do t’jua ndryshojnë perspektivën për jetën

Këshilla Lifestyle
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Test psikologjik i Frojdit që ta njihni më mirë veten: Zbuloni brendinë e shpirtit tuaj!

Këshillë javore
Një udhëzues si të gjeni se ç’masë unaze keni

Një udhëzues si të gjeni se ç’masë unaze keni

Bëje vet
Kalo në kategori