Prishtina dhe Dukagjini kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Ligën Premier.

Kryeqytetasit janë nikoqir të klinasve në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 15:00.


Ekipi i Debatik Currit vjen nga një seri prej dy fitoreve radhazi dhe synon të tretën për të ruajtur pozitën e katërt apo edhe për t’u ngjitur në të tretën.

329287946 5817272791687671 3741887863076760486 n

Në anën tjetër, ekipi i Armend Dallkut gjithashtu është në formë të mirë me tri fitore nga katër ndeshjet e fundit dhe synon të vazhdoj me rezultate pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të vazhdojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Prishtina: Kolaj; Hamiti, Pllana, Useini, Mici; Pefqeli, Gashi; Hyseni, Krasniqi, Prapashtica; Kryeziu  Dukagjini: Haxhihamza; Kuçi, Basriu, Dallku, Shala; Hugo, Khomutov, Morina; Zulfiu, Santos, Merlaku; /Telegrafi/

telegrafi sport app