Prishtina ka udhëtuar drejt kryeqytetit shqiptar Tiranës për të kryer përgatitjet e fundit para ndeshjeve ndërkombëtare.

Kampioni në fuqi i Kosovës fillimisht kanë kryer testet mjekësore në Kosovë e pastaj kanë marrë rrugë drejt Shqipërisë.


Në Shqipëri skuadra e Zekirija Ramadanit janë karantinuar ku edhe do të zhvillojnë përgatitjet për raundin preliminar të Ligës së Kampionëve.

201990429 281277163638290 3046727995355949375 n

Në ndeshjen gjysmëfinale Prishtina luan me skuadrën Folgore dhe në rast fitimit atëherë në finale pret fituesin e duelit HB-Inter d'Escaldes.

Nëse Prishtina fiton raundin preliminar të Ligës së Kampionëve, atëherë në rrethin e parë takohet me gjigantin hungarez, Ferencvaros. /Telegrafi/

telegrafi sport app