LAJMI I FUNDIT:

Prindërit paralajmërojnë ndaljen e fëmijëve nga shkolla në Gllarevë të Klinës, për shkak të kushteve të rënda

Prindërit paralajmërojnë ndaljen e fëmijëve nga shkolla në Gllarevë të Klinës, për shkak të kushteve të rënda

Gjendja jo e mirë e shkollës fillore “Dëshmorët e Qëndresës” në Gllarevë të Klinës po i shqetëson prindërit e nxënësve që vijojnë mësimin po në këtë shkollë. Ata madje thonë se nëse nuk ndërmerret diçka, janë të gatshëm t’i ndalin fëmijët nga shkolla. Ndërsa nga komuna bëjnë të ditur se së shpejti do të fillojnë investimet.

Hapësira brenda objektit të shkollës fillore “Dëshmorët e Qëndresës” në Gllarevë të Klinës është shumë e rëndë.

Madje si pasojë e këtyre kushteve, Xhevdet Balaj, prind i njërit prej nxënësve, ka  thënë se fëmijët e tij kanë pasur edhe probleme shëndetësore.

“Gjendja është shumë e keqe. Më herët më janë sëmurë fëmijët. Nuk kam mundur ta kuptojë nga po vjen kjo sëmundje. Kam raportin e mjekut dhe do ta padisë DKA në Klinë me padi private”, thotë për RTV Dukagjinin, prindi Xhevdet Balaj.

E nëse nuk ndërmerret diçka brenda një afati të shkurtër kohor, Balaj dhe disa banorë të tjerë kanë paralajmëruar se do t’i ndalin fëmijët nga shkolla.

“Ne si prind kemi kërkuar të ndalen fëmijët së shkuari në shkollë nga dita e hënë. Ftoj inspektoratin sanitar që automatikisht ta mbyll aneksin në fjalë”, shprehet më tej Balaj, përcjell Telegrafi.

Ndërsa kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka thënë se investimet në këtë shkollë pritet të nisin në vitin e ardhshëm.

“E kuptoj shqetësimin e prindërve. E di që shkolla është në gjendje të keqe pasi e kam vizituar edhe personalisht. Të paktën ka pasur mirëmbajtje në kohën kur unë e kam vizituar. Ka probleme edhe me pozitën e shkollës, por ne jemi në fazën e detyrave projektuese dhe në vitin e ardhshëm janë paraparë investime në shkollën e Gllarevës”, deklaroi Zenun Elezaj.

E shqetësuar nga kjo gjendje është shprehur edhe ushtruesja e detyrës së Drejtoreshës së kësaj shkolle, Servete Morina. Duke mos dashur të prononcohet para kamerës, ajo bëri të ditur se kanë drejtuar kërkesa ndaj organeve kompetente, por pa ndonjë përgjigje./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori