Prindërit në Maqedoni vazhdojnë të kundërshtojnë vaksinimin e fëmijëve
Kanë kaluar pesë muaj nga paraqitja e epidemisë në Shkup, si dhe në gjashtë qytete të tjera të vendit. Por, se kur do të përfundojë kjo epidemi, epidemiologët thonë se shpëtimi i vetëm është vaksinimi, deri më tani numri i vaksinuarve po rritet, por ende nuk është përfunduar krejtësisht, shkruan gazeta Koha.
“Në Shkup mbi 16.500 fëmijë nuk kanë qenë të vaksinuar, mosha e të cilëve lëviz nga 0 në 14 vjeç, ku edhe pranohen vaksina. Nga këto rreth 12.000 janë vaksinuar tashmë. Ndërsa, 2000 të pa vaksinuar nga mosha më e madhe dhe 7000 të pavaksinuar me një ose dy doza të moshës shkollore. Ndërsa të vaksinuar deri më tani janë 18 800 persona. Prandaj apelojmë deri te prindërit, për vaksinim të fëmijëve të tyre”, tha Gordana Kuzmanovska, Epidemiologe nga Klinika e Sëmundjeve Infektive, në Shkup.
Përveç fëmijëve nën moshën 4 vjeç, shumë prej pacientëve me fruth janë të moshës së rritur që kanë marrë vetëm një dozë vaksine ose nuk e njohin statusin e tyre të vaksinës. “Personat e rritur, të moshës nën 30 vjeçare, rreth 42 përqind janë të prekur, nëse këtu i përfshijmë edhe ata nën 20 vjeç, përqëndja atëherë rritet në 50. Përderisa 36, 7 për qind përfshihen moshat nga 1 në 4 vjeç“, tha Kuzmanovska.
Drejtoresha e Klinikës së Sëmundjeve të Fëmijëve dhe imunologia Katarina Stavriç thotë se vaksinat janë për ruajtjen e shëndetit të fëmijëve. Sipas asaj, këtë vit, pritet të futen edhe dy vaksina të detyrueshme për pneumococcus (një baktere që lidhet me pneumoni dhe disa forma të meningjitit) dhe për infeksionin viral, që do të zbatohen në vitet e para. Me këtë, vendi do të barazohet me kalendarët e vaksinave të vendeve evropiane.
“Duke vaksinuar fëmijët, prindërit ruajnë shëndetin e fëmijës së tyre, por në të njëjtën kohë mbajnë dhe promovojnë shëndetin e fëmijëve të tjerë. Duke filluar në kopshtin e fëmijëve dhe në shkollë, fëmijët duhet të mbrohen në mënyrë individuale, por gjithashtu duhet të jetë i mbrojtur dhe shëndeti i të gjithë fëmijëve të tjerë në shkollë apo kopshte, ajo ndryshe quhet mbrojtja e imunitetit kolektiv. Rrallë ka kundërindikacione nga vaksinimi dhe situata të caktuara ku nuk pranohet përkohësisht vaksinimi, sepse këta fëmijë janë në rrezik të sëmundjeve presente, “shton Stavriç, e cila thekson se këta fëmijë kanë të drejtë kushtetuese për të ndjekur mësimin në kopshte dhe shkollë, dhe jo të mbrohen nga infeksionet e mundshme, për të cilat ekziston parandalimi.
Vaksinat janë shpëtim për njerëzimin dhe përfitimi më i madh, thonë shumica e pediatërve në vend. “Po përpiqemi t’u përgjigjemi të gjitha pyetjeve të prindërve me dëshmi të mbështetura, me prova shkencore për të shpjeguar rëndësinë e vaksinimit si një nga përfitimet më të mira të shëndetit të njerëzimit. Fëmijët, me vaksinim, mbrohen nga sëmundjet që përhapen shumë lehtë dhe mos pranimi i vaksinës mund të shkakton epidemi, siç edhe ka ndodh.. Këto janë sëmundje veçanërisht serioze në periudhën e foshnjave dhe shpesh mund të përfundojnë me një rezultat fatal ose të lënë pasoja të gjata për shëndetin e fëmijës”, shton prof.dr. Stavriç. Ndryshe, tre fëmijë vdiqën nga fillimi i epidemisë së fruthit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre