Është bërë një muaj prej kur Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK), vendosi që ta fus në grevë sistemin arsimor në Kosovë. Që prej asaj dite disa shkolla me vetë iniciativë kanë vendosur që të kthehen në mësim, kurse disa të tjera jo.

Në lidhje me grevën në arsim gjatë ditës së hënë u protestua në Prishtinë, këshilli i prindërve të shkollës fillore të mesme të ulët “Faik Konica”, i shfaqi pakënaqësitë e tyre përmes protestës në oborrin e kësaj shkolle se bashku me fëmijët e tyre.

Përfaqësuesja e Këshillit të Prindërve të kësaj shkolle, Fatbardha Sheholli tha se kjo që po iu bëhet fëmijëve të tyre është e tepërt, për shkak se ata kanë humbur shumë dhe duhet që tani të fillojnë mësimin.

Reklama
Reklama

“Sot kemi dalë këtu në oborrin e shkollës për të protestuar që të bëjmë thirrje që të fillohet menjëherë mësimi. Të na bëjnë thirrje menjëherë, qysh tani që të fillojmë procesin mësimorë. Kemi humbur shumë 26 ditë, po t’i humbin 26 orë është shumë. Kemi humbur tre vjet për shkak të pandemisë, kjo është e tepërt”, tha ajo.

Protesta e prindërve në oborrin e shkollës “Faik Konica”, në Prishtinë// Foto: Ridvan Slivova

Në anën tjetër, nxënësi i kësaj shkolle Loris Begu tha për Telegrafin se ata nuk kanë faj për mos pajtimet mes SBASHK-ut dhe Qeverisë.

“Ne sot kemi dalë këtu, që t’iu bëjmë thirrje mësimdhënësve që të fillojnë mësimin. Ne nuk kemi faj për çfarëdo mosmarrëveshje që ata kanë mes veti. Unë iu bëjë thirrje të dy palëve që të angazhohen në dialog në mënyrë që ne t’i kthehemi mësimi ”, u shpreh Begu.

Reklama
Reklama

Nxënësi Loris Begu dhe nxënësja Riga Sheholli, duke protestuar para shkollës së tyre për fillimin e mësimit// Foto: Ridvan Slivova

Të njëjtin mendim me shokun e saj e ka edhe Riga Sheholli. Ajo tha se është shumë e tepërt kjo situatë dhe se ka filluar që t’iu bije motivi dhe t’iu humb vullneti.

“Janë bërë 26 ditë pa mësim dhe është shumë e vështirë për neve nxënësve. Është shumë e tepërt gjithashtu. Ne ju lutemi arsimtarëve dhe të gjithëve që të ndërprejnë grevën dhe mësimi të fillojë. Për nxënësit është shumë e tepërt kjo dhe vullneti jonë ka rënë poshtë”, u shpreh ajo për Telegrafin.

Reklama

Dafina Bytyçi, thotë se po e preokupon shumë kohëzgjatja e grevës dhe se nuk duhet mirëkuptuar askënd deri në këtë masë.

Reklama

“Sot kemi dalë për shqetësimin tonë që e kemi, ndaj grevës e cila ka një kohëzgjatje të madhe dhe neve na ka shqetësuar shumë. Unë jam prind i dy fëmijëve në këtë shkollë. Ne i mirëkuptojmë mirëpo jo deri në këtë masë”, deklaroi ajo.

Protesta e prindërve dhe nxënësve në oborrin e shkollës “Faik Konica”, në Prishtinë// Foto: Ridvan Slivova

Se fëmijëve ka filluar që t’iu bije interesimi për të shkuar në shkollë për shkak të grevës e thotë edhe Besim Karaxha, ai pret që të gjendet zgjidhja e problemit të grevës në arsim.

Reklama

“Sot bashkërisht me prindërit e tjerë kemi dalë që të shprehim pakënaqësinë tonë me situatën gjendemi. Ka një muaj që greva ka filluar dhe nuk shohim ndonjë zgjidhje në pah, ajo çka pres unë që këto qëndrime të dy palëve të ndryshojnë, në mënyrë që mësimi të fillojë qysh nesër. Unë kam dy fëmijë në këtë shkollë njëri ka filluar mësimin me iniciativë të mësueses, kurse tjetri që është dashur ta fillojë klasën e parë nuk e ka filluar ende. Pas grevës dhe pushimit veror vërehen se djali nuk po më pyet më se kur do të fillojë shkolla”, tha Karaxha.

Reklama
Reklama

Protesta e prindërve në oborrin e shkollës “Faik Konica”, në Prishtinë// Foto: Ridvan Slivova

Kujtojmë se që nga 25 gushti, institucionet e arsimit publik në Kosovë me vendim të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK), janë në grevë. Ku përveç kësaj shkollë protestë për fillimin e mësimit kanë pasur ditë më parë edhe institucionet e çerdheve në Kosovë, përkatësisht kopshti “Gëzimi Ynë”, ka organizuar edhe marsh deri në zyrat e SBASHKA-ut, për hapjen e çerdheve./Telegrafi/