Përkundër faktit që disa shkolla në Kosovë kanë filluar mësimin duke mos përfillur grevën e shpallur nga SBASHK-u, institucionet parashkollore-çerdhet publike në Kosovë vazhdojnë të jenë në grevë.

Në shenjë pakënaqësie për moshapjen e çerdheve, me pankartat “Rrnofshin gjyshërit” dhe “Hapni çerdhet”  të enjten protestuan prindërit, fëmijët e të cilëve do të dyhej të shkojnë në kopshtin “Gëzimi Ynë” në Prishtinë.

Marshi i tyre filloi nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar drejt zyrave të SBASHK-ut.

Arbona Selmani, tha për Telegrafin se është e detyruar që çdo ditë ta dërgojë djalin e saj në oborrin e çerdhes, që ai të mos e shkëpusë lidhjen me kopshtin.

Reklama

“Sot këtu kemi dalë për të bërë apel që të hapen çerdhet. Unë që punoj, për mua është shumë e vështirë, sepse për momentin fëmijët i kam në një kopsht privat. Po më duhet të bëj zgjidhje gjatë kësaj kohe. Fëmijët e kanë vendin në çerdhe publike, sepse aty janë të regjistruar. Fëmijët më pyesin çdo ditë se kur do ta fillojnë çerdhen dhe po ashtu nuk po pajtohen me ndërrimin që ua kemi bërë duke i dërguar  në çerdhe private”, tha ajo.

Reklama

Protesta e mbajtur gjatë ditës së enjte për mbylljen e çerdheve publike si pasojë e grevës

Reklama

Në anën tjetër Vlora Nikçi, u shpreh se ndjehet shumë keq kur në oborrin e çerdhes e dërgon fëmijën dhe nuk dalin së paku mësueset ta përshëndesin atë.

“Arsyeja e marshit tonë është që të hapen çerdhet fillimisht, derisa fëmijët tanë mos ta humbin dëshirën themelore për të shkuar në çerdhe dhe për edukim gjithashtu. Unë djalin tim jam e detyruar që çdo ditë ta dërgoi në oborrin e çerdhes dhe është e dhimbshme që as mësueset nuk dalin t’i përshëndesin fëmijët. Kjo tanimë është më e tepërt se një grevë ”, u shpreh ajo.

Pankartat ” rnofshin gjyshërit” dhe ” Ktheni jetën kopshtit!”, në protestën kundër grevës në çerdhe publike

Reklama
Reklama

Vlora tregoi se ka filluar djalin e saj ta mësojë vetë në shtëpi, duke thënë se është fatale për fëmijët kjo gjendje.

“E tëra kjo për ne, si prindër, por edhe për fëmijët tanë, është shumë e kushtueshme. Ne e kemi dëgjuar mesazhin e SBASHK-ut. Mirëpo me i mbyll totalisht çerdhet dhe shkollat dhe të bëhet një kaos i tillë dhe fëmijëve t’iu humb energjia, është fatale. Ne po ushtrojmë mëngjes dhe mbrëmje me djalin, ai po më thotë mami a je ti edhe mësuese a?”, tha ajo.

Protestuesit duke e vazhduar marshin për tek zyrat e SBASHK-ut

Pasi shumica e prindërve punojnë të vetmen zgjidhje për fëmijët i kanë gjyshërit e tyre, që ata të kujdesen për ta, kështu tha edhe Nikçi.

Reklama
Reklama

“Një mike e imja këtu në protestë e kishte një pankartë ‘Rrnofshin gjyshërit’, kjo është arsyeja që ne si nëna po ia dalim, falë gjyshërve”, theksoi ai.

Një tjetër prind, Emira Bejqi – Zymeri, tha se fëmijët e kanë përjetuar keq emocionalisht mos shkuarjen në kopsht.

“Qëllimi i protestës së sotme është që të vetëdijesohen Qeveria dhe SBASHK-u që me e ndaluar komplet funksionimin e kopshteve dhe të arsimit në përgjithësi nuk është zgjidhje. Është shumë e vështirë, sepse duhet të gjendet një zgjedhje që fëmijët patjetër duhet t’i dërgojmë dikund. Na u kanë shterr mundësitë, sepse kopshtet private janë shumë të shtrenjta. Fëmijët emocionalisht e kanë pasur shumë vështirë”, tha ajo.

Reklama

Protesta para zyreve të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ( SBASHK)

Reklama

Edhe pse djali i saj është duke qëndruar tek gjyshërit, ajo thotë se e ndjen mungesën e shokëve dhe shoqeve në kopsht.

“Djali edhe pse kalon shumë mirë tek gjyshërit, prapë i mungon ajo ndjenja e bashkësisë të fëmijëve dhe të lojës e po ashtu edhe të angazhimeve që i ka pasur deri më tani në kopsht”, përfundoi ajo.

Kujtojmë se që nga 25 gushti, institucionet e arsimit publik në Kosovë me vendim të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK), janë në grevë./Telegrafi/