LAJMI I FUNDIT:

Princi Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles III, pa Meghanin

Princi Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles III, pa Meghanin
Foto: Getty Images

Princi Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin Mbretit britanik, Mbretit Charles III, por Meghan, Dukesha e Sussex nuk do të jetë pranishme, thotë Buckingham Palace.

Spekulime të shumta kishte mbi atë se çifti do të merrte pjesë në kurorëzim, por tani është raportuar se Princi Harry do të marrë pjesë i vetëm, transmeton Telegrafi.


Princi Harry do t’iu bashkohet më shumë se 2,000 të ftuarve në Westminster Abbey më 6 maj.

Do të jetë hera e parë që ai do të shihet me familjen mbretërore që kur publikoi librin e tij tashmë shumë të shitur.

Libri i Princit Harry, Spare, zbuloi qartë shtrirjen e tensioneve familjare dhe që atëherë ai ka folur se ndihej “ndryshe” nga pjesa tjetër e familjes së tij – dhe ishte e paqartë nëse ai do të merrte pjesë në kurorëzimin e babait të tij.

Por tashmë është konfirmuar se Princi Harry do të jetë në Abbey, në një ditë që është edhe ditëlindja e katërt e djalit të tyre, Archie.

Princi Harry dhe Meghan, të cilët jetojnë në Kaliforni të SHBA-së, ishin kontaktuar me e-mail më shumë se një muaj më parë për pjesëmarrjen në kurorëzimin.

Por deri më tani nuk dihej nëse do të marrin pjesë, përkrah anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore, figurave publike, liderëve botërorë dhe 450 përfaqësuesve të bamirësisë dhe grupeve të komunitetit.

Vendimi që Meghan të mos marrë pjesë do të shihet si pjesë e tensioneve të vazhdueshme dhe të pazgjidhura midis Dukës dhe Dukeshës së Sussex dhe Familjes Mbretërore.

Libri i Princit Harry dhe një seri e mëparshme e Netflix kishin nxjerrë në pah shqetësimet për mbulimin negativ të medias, veçanërisht ndaj Meghan-it – dhe ai kishte paralajmëruar mungesën e mbështetjes nga familja e tij.

Meghan do të qëndrojë Kaliforni së bashku me fëmijët e tyre. /Telegrafi/