LAJMI I FUNDIT:

PRIJËSI

PRIJËSI

Nga: Eugene Ionesco

Personazhet:
Lajmëtari
Dashnori i ri
Mikja
Admiruesi
Admiruesja
Prijësi


Duke qëndruar këmbë në mes të skenës, me shpinë të kthyer nga publiku dhe duke shikuar ankthshëm në prapavijë, Lajmëtari pret ardhjen e Prijësit. Djathtas e majtas, si të ngjitur për muri, dy Admirues të Prijësit, një djalosh dhe një vashë, gjithashtu presin ardhjen e Prijësit.

Lajmëtari: (pas disa çastesh të ankthshme në pozitë të palëvizshme)

JA KU ËSHTË! JA KU ËSHTË! ËSHTË NË FUND TË RRUGËS! (dëgjohen thirrmat “URRA”!)

ATJE ËSHTË PRIJËSI! AI PO VJEN! PO AFROHET!

(anash dëgjohen thirrmat përkrahëse dhe duartrokitjet)

MË MIRË ËSHTË TË MOS NA SHOHË AI …

 (Admiruesit tërhiqen plotësisht deri te muri)

SHIKONI!

(Lajmëtari skandon triumfalisht)

URRA! URRA! RROFTË PRIJËSI!

(Admiruesit – si të ngjitur për muri – ngrejnë qafat dhe kokat aq sa është e mundur përpara, duke pritur që eventualisht t’i vërejë Prijësi)

PRIJËSI! PRIJËSI!

(Admiruesit: URRA! URRA! Thirma të ndryshme URRA! të përziera me URRA! I LUMTË! dëgjohen anash dhe gradualisht edhe shuhen)

URRA! I LUMTË!

(Lajmëtari bën një hap në drejtim të fundit të skenës, ndalet, pastaj sërish niset në atë drejtim i përcjellur nga Admiruesit)

Lajmëtari: PO, PO! AI ËSHTË DASHUR TË KALOJË KËTUPARI, KËSHTU ISHTE PARAPARË ME PROGRAMIN E FESTIVALIT …

Admiruesi: A E KE PARË SIGURISHT ME SYTË TU DHE E KE DËGJUAR SIGURISHT ME VESHËT TU?

Lajmëtari: I KA THËNË DIKUJT. DIKUJT TJETËR.

Admiruesi: KUJT, A THUA? KUSH ISHTE AI TJETRI?

Admiruesja: A ISHTE AI NJERI I BESUESHËM? MIK YTI?

Lajmëtari: Mik të cilin e njoh shumë mirë. (Papritmas nga fundi sërish dëgjohen thirrmat: “URRA” dhe “RROFTË PRIJËSI”)

TASH SIGURISHT ËSHTË AI. HIP! HIP! URRA! ATJE ËSHTË! FSHEHUNI! FSHEHUNI!

(Sikur më herët, Admiruesit mbështeten për muri sikur të ishin ngjitur për të, duke ngrehur qafat nga drejtimet prej nga dëgjoheshin thirrmat dhe duartrokitjet: Lajmëtari palëvizshëm shikon në prapavijë, me shpinë i kthyer nga publiku)

Lajmëtari: PRIJËSI PO VJEN! AI PO AFROHET, AI PO PËRKULET. AI ËSHTË I PAPËRKULSHËM.

(pas çdo fjale të Lajmëtarit, Admiruesit këndellen dhe ngrenë qafat e tyre përpara: dridhen)

AI PO KËRCEN! AI KALOI LUMIN! ATA PO PËRSHËNDETEN PËR DORE ME TË. AI SHIKON DUKE VJEDHUR ME SY MBI PËLQERIN E TIJ. A PO DËGJONI?

ATA QESHIN! (Lajmëtari dhe Admiruesit qeshin gjithashtu)

AH …! … ATA I DHUROJNË NJË KUTI PËR VEGLA. ÇFARË DO TË BËJË AI ME TË? AH …!

AI PERSONALISHT JEP AUTOGRAFE, PRIJËSI MIKLON IRIQIN ME GJEMBA. TURMA APLAUDON. AI VALLËZON, ME IRIQIN ME GJEMBA NË DUAR. AI PËRQAFOI BASHKËVALLËZUESIN. URRA! URRA!

(anash dëgjohen thirma)

ATË E FOTOGRAFOJNË, ME VALLËZUESIN E TIJ NË NJËRËN DORË DHE ME IRIQIN NË DORËN TJETËR … AI PËRSHENDET TURMËN …

AI ARRITI TA TEJKALOJË LARGËSINË E HATASHME.

Admiruesja: A DO TË KALOJË KËTUPARI? A PO KALON RRUGËS SONË?

Admiruesi: A JEMI NJËMEND NË RRUGËN E TIJ?

Lajmëtari: JEMI SI NUK JEMI DHE MOS LËVIZNI, DO TA PRISHNI GJITHË PUNËN …

Admiruesja: POR, KËSHTU …

Lajmëtari: PO U THEM RRINI TË QETË. U KAM THËNË SE AI KA PREMTUAR, SE PERSONALISHT E KA CAKTUAR ITINERARIN …

(kthehet prapa dhe klith)

URRA! URRA! RROFTË PRIJËSI!

(heshtje)

RROFTË, RROFTË PRIJËSI!

(heshtje)

RROFTË, RROFTË PRIJËSI!

(Admiruesit, të paaftë të përmbahen, klithin gjithashtu: “URRA! RROFTË PRIJËSI!”)

(Admiruesve)

QETËSI, JU DY ATJE! QETËSOHUNI! DO TA PRISHNI GJITHË PUNËN! (kthehet nga prapa: Admiruesit janë qetësuar)

RROFTË PRIJËSI!

(të krekosur)

URRA! URRA! AI PO E NDËRRON KËMISHËN E VET! AI PO FSHEHET PRAPA PERDES SË KUQE. AI SËRISHMI PARAQITET!

(duartrokitjet shtohen)

AI LIDH KRAVATËN E VET. AI LEXON GAZETAT E VETA DHE PI KAFENË E VET. AI ENDE KA IRIQIN E VET ME GJEMBA … AI MBËSHTETET PËR KËNDIN E RRETHOJËS. RRETHOJA RRËZOHET. AI NGRITET … AI NGRITET PA NDIHMËN E ASKUJT.

(duartrokitje, thirma: “URRA!”)

TË LUMTË! MIRË U GJETE! AI FSHIN RROBAT E TIJ TË ZHYTURA.

Admiruesit: (rrahin tokën me këmbë)

OH! AH! OH! AH! OH! OH! AH!

Lajmëtari: AI I HIP KARRIGËS. AI NGJITET NGA PRAPA SIKUR DERRKUC I VOGËL, ATA IA OFROJNË NJË KUNJ TË MPREHTË, AI E DI SE ATA BËJNË SHAKA DHE AI NUK KA GJË KUNDËR, AI QESHET!

Admiruesi: (Admirueses)

A KE DËGJUAR PËR KËTË? A E KE DËGJUAR? OH! SIKUR UNË TË ISHA MBRET …

Admiruesja: AH …!

(e magjepsur)

PRIJËSI!

Lajmëtari: (edhe më tutje rri me shpinë të kthyer nga publiku)

AI I HIP KARRIGËS. JO! AI PO ZBRET. VASHËZA I DHURON BUQETË LULESH … ÇFARË DO TË BËJË AI? AI MERR LULET … AI PËRQAFON VASHËZËN … I THOTË “FËMIJA IM” …

Admiruesi: AI PO E PËRQAFON VASHËZËN … PO I THOTË FËMIJA IM …

Admiruesja: AI PO E PËRQAFON VASHËZËN … PO I THOTË “FËMIJA IM” …

Lajmëtari: AI PO IA JEP VASHËZËS IRIQIN ME GJEMBA. VASHËZA QAN. RROFTË PRIJËSI! RROFTË PRIJËSI!

Admiruesi: A DO TË KALOJË KËTUPARI?

Admiruesja: A DO TË KALOJË AI KËTUPARI?

Lajmëtari: (vrapon me turr, del prapa skenës)

AI PO SHKON! NGUTUNI! EJANI!

(largohet i përcjellur nga admiruesit: të gjithë klithin “URRA!”, “URRA!”)

(skena për disa çaste është boshe: hyjnë dashnorët e përqafuar; ndalen në mes të skenës dhe ndahen: Mikja ka në dorë një shportë)

Mikja: TË SHKOJMË DERI NË TREG PËR TË BLERË VEZË!

Dashnori i ri: OH! I DUA AQ SA I DO EDHE TI!

(Mikja merr për dore Dashnorin e ri: Lajmëtari vjen me vrap nga e djathta, kthehet shpejt në vendin e vet, me shpinë është i kthyer nga publiku, në hap e përcjellin Admiruesit që vijnë njëri nga e djathta e tjetri nga e majta: Admiruesit ndeshen me dashnorët që janë nisur majtas)

Dashnori i ri: OH! MË FALNI!

Admiruesja: MË FALNI! OH! MË FALNI!

Mikja: OH! MË FALNI, MË FALNI, MË FALNI JU LUTEM MË FALNI!

Admiruesi: MË FALNI, MË FALNI, MË FALNI, OH! MË FALNI JU LUTEM MË FALNI!

Dashnori i ri: OH, OH, OH, OH, OH, OH, JU LUTEM, MË FALNI TË GJITHË!

Mikja: (Dashnorit të ri) EJA, ADOLPH!

(Admiruesve)

MOS MA SHIHNI PËR TË MADHE!

(Mikja largohet duke e tërhequr Dashnorin e ri për dore)

Lajmëtari: (duke shikuar në prapavijë)

PRIJËSIN E SHTYNË PËRPARA, DHE PRIJËSIN E SHTYNË PRAPA, DHE TASH PO I NDRYDHIN PANTOLLONAT E TIJ!

(Admiruesit kthehen në vendet e veta)

PRIJËSI QESHET DERISA ATA I NDRYDHIN PANTOLLONAT E TIJ, AI SHËTIT. AI SHIJON LULET DHE PEMËT QË RRITEN NË PËRRUA. AI GJITHASHTU SHIJON RRËNJËT E DRUNJVE. AI LEJON T’I AFROHEN FËMIJËT E VEGJËL. AI U BESON TË GJITHËVE. AI INAUGURON FORCËN E POLICISË. AI PAGUAN HARAÇIN E DREJTËSISË. AI PËRSHËNDET FITUESIT E MËDHENJ DHE FITUESIT E MËDHENJ; NË FUND, AI RECITON NJË POEZI. POPULLI PREKET SHUMË.

Admiruesit: TË LUMTË! TË LUMTË!

(duke sfilitur)

BUU! BUU! BUU!

Lajmëtari: I GJITHË POPULLI PO QAN!

(vaj me zë anash: Lajmëtari dhe Admiruesi gjithashtu qajnë)

QETËSI!

(Admiruesit nuk qajnë më: edhe anash ndalet vaji)

IA KTHEJNË PRIJËSIT PANTOLLONAT E VETA. PRIJËSI I VESH ATO. DUKET SE PRIJËSI ËSHTË I LUMTUR! URRA!

(anash dëgjohet duartrokitje dhe “URRA!”:

Admiruesit gjithashtu duartrokasin: kërcejnë por s’mund të shohin se ç’po ngjet anash)

PRIJËSI THITH PËLQERIN E VET!

(Admiruesve)

KTHEHUNI PRAPA, KTHEHUNI PRAPA NË VENDET TUAJA JU DY, MOS LËVIZNI, SILLUNI MIRË DHE BROHORITNI “RROFTË PRIJËSI!”

Admiruesit: (sikur të ngjitur për muri, brohorasin)

RROFTË, RROFTË PRIJËSI!

Lajmëtari: RRINI TË QETË, PO JU THEM, DO TA PRISHNI PUNËN, KUJDES, PO VJEN PRIJËSI!

Admiruesit: (në pozitën e mëparshme)

PO VJEN PRIJËSI!

Admiruesja: PO VJEN PRIJËSI!

Lajmëtari: KENI KUJDES! DHE RRINI TË QETË! OH! PRIJËSI PO VJEN! PAS TIJ! PAS MEJE!

(Lajmëtari me vrap shkon në prapavijë, Admiruesit shkojnë djathtas e majtas: anash shtohet duartrokitja, pastaj ajo tret: skena për një çast është boshe: Dashnori i ri me turr kalon nga ana e djathtë në të majtën, Mikja shkon pas tij)

Dashnori i ri: (duke vrapuar):

NUK DO TË MË ZËSH! NUK DO TË MË ZËSH!

(del)

Mikja: (duke vrapuar) PRITMË! PRITMË!

(del)

Skena është boshe për pak çaste: Lajmëtari paraqitet sërishmi nga prapavija, Admiruesi nga e djathta, Admiruesja nga e majta: takohen në mes)

Admiruesi: E HUMBËM!

Admiruesja: ÇFARË DËSHTIMI!

Lajmëtari: KY ISHTE GABIM JUAJI!

Admiruesi: NUK ËSHTË E VËRTETË!

Admiruesja: JO, KJO NUK ËSHTË E VËRTETË!

Lajmëtari: SUPOZONI SE ISHTE GABIM IMI!?

Admiruesi: JO, NUK MENDUAM KËSHTU!

Admiruesja: JO, NUK MENDUAM KËSHTU!

(anash dëgjohen duartrokitje dhe “URRA!”)

Lajmëtari: URRA!

Admiruesja: ËSHTË NGA ANA TJETËR!

(ajo bën me dorë lart)

Admiruesi: PO, ËSHTË NGA ANA TJETËR!

(ai bën me dorë majtas)

Lajmëtari: SHUMË MIRË! PAS MEJE! RROFTË PRIJËSI!

(vrapon majtas, e përcjellin në hap Admiruesit)

Admiruesit: RROFTË PRIJËSI!

(dalin: skena për pak çaste është boshe: nga ana e majtë paraqiten dashnorët: Dashnori i ri del nga prapavija pasi thotë “DO TË TË ZË!”: Mikja me vrap del nga ana e majtë: Lajmëtari dhe Admiruesi paraqiten në prapavijë: Lajmëtari u bërtet Admiruesve “PASTË JETË TË GJATË PRIJËSI!”, Admiruesit përsërisin: pastaj duke u folur edhe më tej Admiruesve – Lajmëtari thotë “PAS MEJE”, “SHKONI PAS PRIJËSIT!” dhe me vrap del në drejtim të prapavijës duke klithur “PAS TIJ!”: Admiruesi del anash, Admiruesja del majtas: ndërkohë dëgjohen duartrokitje, të zhurmshme a të qeta, konform ritmit të ngjarjes në skenë: skena është boshe për pak çaste: pastaj nga e majta dhe nga e djathta paraqiten dashnorët)

Dashnori i ri: DO TË TË ZË!

Mikja: NUK DO TË MË ZËSH!

(dalin me vrap: bërtasin “RROFTË PRIJËSI!”: Lajmëtari dhe Admiruesi paraqiten nga prapavija gjithashtu duke brohoritur “RROFTË PRIJËSI!”, ndërsa i përcjellin në hap dashnorët: të gjithë dalin nga ana e djathtë, njëri pas tjetrit, duke brohoritur gjatë vrapimit “PRIJËSI! RROFTË PRIJËSI!”, “DO TA ZËMË!”, “KJO ËSHTË NGA ANA TJETËR! NUK DO TË MË ZËSH!”: ata hyjnë e dalin nga të gjitha kalimet e mundshme: në fund duke ardhur nga e majta dhe nga prapavija takohen në mes të skenës, derisa duartrokitjet anash shtohen deri në zhurmë të tmerrshme: të gjithë përqafohen me afsh dhe me zë të shterur klithin “RROFTË PRIJËSI! RROFTË PRIJËSI! RROFTË PRIJËSI!”: pastaj, heshtje e përnjëhershme)

Lajmëtari: ARRITI PRIJËSI! PRIJËSI ËSHTË KËTU! NËPËR VENDET TUAJA! KUJDES!

(Admiruesi dhe Mikja mbështeten për murin e djathtë, Admiruesja dhe Dashnori i ri – për murin e majtë: të dy çiftet janë të përqafuar)

Admiruesi dhe Mikja: I DASHURI IM, I ADHURUARI IM!

Admiruesja dhe Dashnori i ri: I DASHURI IM, I ADHURUARI IM!

(Lajmëtari ndërkohë ka zënë vendin e vet, është i kthyer me shpinë nga publiku, shikon me ankth në prapavijë; duartrokitja bie nga intensiteti)

Lajmëtari: QETËSI! PRIJËSI PIU SUPËN E VET! AI PO VJEN! AI ËSHTË AFËR!

(duartrokitja dyfishohet: Admiruesit dhe dashnorët brohorisin)

Të gjithë: URRRRRRRRRAAAAAA! URRRRRRRAAAAAA! RROFTË PRIJËSI!

(hedhin konfeta: pastaj Lajmëtari papritmas largohet anash me qëllim që t’ia lëshojë udhën Prijësit: katër të tjerët shtangen me duar të zgjatura, ndonëse edhe më tej klithin “URRA!”: Prijësi paraqitet në prapavijë, me hamendje afrohet deri te skaji i skenës, bën një hap majtas, pastaj kthen përnjëherë, në mënyrë energjike dhe me hapa të mëdhenj, djathtas nga thirmat e pasionuara të Lajmëtarit dhe nga thirmat habitëse të katër të tjerëve: të tjerët zaten edhe kanë arsye të jenë të habitur sepse Prijësi, edhe pse ka kapelë – nuk ka kokë. Kjo është shumë lehtë të realizohet: aktori që luan rolin e Prijësit duhet të ketë të veshur pelerinë me jakë të ngritur para fytyrës, e në kokë duhet të ketë kapelën. Njeriu-me-pelerinë-me-kapelë-pa-kokë është deri-diku fantazmë e përçudshme, që mund të shkaktojë tronditje të caktuar: Pas zhdukjes së Prijësit, nis të flasë Admiruesja)

Admiruesja: … POR … POR … PRIJËSI NUK KISHTE KOKË!

Lajmëtari: ÇKA I DUHET KOKA KUR ËSHTË GJENI!

Dashnori i ri: KJO ËSHTË E VËRTETË!

(Mikes)

SI QUHESH?

(Dashnori i ri Admirueses, Admiruesja Lajmëtarit, Lajmëtari Mikes, Mikja Dashnorit të ri)

SI? SI? SI?

(pastaj të gjithë njëzëshëm njëri-tjetrit)

SI QUHESH?

– fund –

/Telegrafi/