LAJMI I FUNDIT:

Prigozhini i vdekur e dobëson Putinin

Prigozhini i vdekur e dobëson Putinin

Nga: Holman W. Jenkins, Jr. / The Wall Street Journal
Përkthimi: Telegrafi.com

Një Kremlin i fuqishëm do ta arrestonte, do ta gjykonte dhe do ta dënonte. Një regjim i dobët bisedon me Yevgeny Prigozhinin dhe më pas e qëllon prapa shpine.


Rusët e fuqishëm nuk e kanë problem t’i interpretojnë ngjarjet. Duhet të na kujtohet vrasja e Paul Castellanos në [restorantin] Sparks Steak House, me urdhër të John Gottit. Z. Putin aktivizohet kur e sheh kërcënimin për pozicionin e vet të rehatshëm. Megjithatë, ende nuk mundet ta gjejë mënyrën për t’i zëvendësuar krerët e lartë ushtarak, paaftësinë e së cilës Prigozhini publikisht e ekspozoi. Po ta bëjë këtë, kjo vetëm z. Putin do t’ia linte autorësinë e paaftësisë në një luftë të dështuar, një lufta që nuk e çon askund popullin, ndërsa do të vazhdojnë blogerët ushtarakë dhe thashethemet për regjimin.

Ashtu siç parashikohej, lufta në Ukrainë është gjithnjë e më shumë e neglizhuar dhe më e nënshtruar ndaj betejës së z. Putin për të mbijetuar në Moskë. Prigozhini, në fund të fundit, ishte model i rrallë i suksesit në atë luftë. Po kështu edhe gjenerali Sergey Surovikin, i shkarkuar në të njëjtën periudhë 24-orëshe për besnikërinë e dyshuar. Ai i krijoi linjat mbrojtëse që aktualisht trupave ukrainase po ua japin mundësinë që të avancojnë. Fati i tyre tashti lë pak vullnet te të tjerët që të rezistojnë në përpjekjen për të rifituar luftën për Putinin, për të dëshmuar iniciativën, për të bërë aktet që emocionojnë publikun.

Është e lehtë për të huajt që të kenë më pak keqardhje për vrasjet dhe për shkatërrimet. Çdo fushatë ushtarake, si ofensiva e vështirë dhe e analizuar e Ukrainës, do të jetë gjithmonë peng i fatit. Raymond Swing nga Chicago Daily News, i pranishëm në anën turke gjatë fushatës fatkeqe të Dardaneleve të Luftës së Parë Botërore, në kujtimet e veta thotë se turqve kishin municion për vetëm një ditë, kur britanikët dhe francezët ndalën përpjekjet e veta për të marrë ngushticat. “Aleatët e hapën derën e Kostandinopojës dhe më pas nuk arritën ta kalojnë”, shkroi ai.

A janë trupat ruse kaq të demoralizuara sa të treten? Deri tash, jo. A është populli i Ukrainës i përgatitur për masakrën e të rinjve rishtas të mobilizuar, në përpjekjet e palëkundshme për ta rimarrë territorin e pushtuar? Deri tash, po.

Propozimet e tjera janë duke u testuar. Z. Putin vazhdon t’i rezistojë përshkallëzimit, si dhe mobilizimit të plotë të popullsisë së moshës ushtarake. Kjo gjë flet shumë. Më në fund, çfarë duan ShBA-të? Mendimi im është zhbërja e regjimit të Putinit dhe ripushtimi i plotë nga Ukraina i territorit të vet, do të jetë rezultat krejtësisht i pranueshëm për administratën e Bidenit, për sa kohë që kjo e nuk kërkon pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të ShBA-së në luftë.

  1. Biden, apo çdo president tjetër i ShBA-së, gjithashtu do të pëlqente një rezultat të stilit korean. Në fakt, ShBA-ja ka të ngjarë të jetë e kënaqur me shumë me rezultatet që realizojnë qëllimin për të shmangur luftën më të gjerë. Pavarësisht nga ajo që disa në Kiev duket se mendojnë, kjo megjithatë nuk do të thotë se ShBA-ja po luan që lufta të vazhdojë pafundësisht deri në shterjen e Rusisë nga burimet dhe nga legjitimiteti i qeverisë së saj.

Në të njëjtën kohë, janë të kuptueshme ankesat për mungesat me furnizimet perëndimore, por përgjegjësia e Ukrainës është që të marrë vendime në dritën e realitetit, duke përfshirë realitetin se prioriteti perëndimor është ta mbajë luftën nën kontroll, jo të sigurojë çlirimin e territorit ukrainas.

Kjo na çon te problemi i vërtetë: edhe duke e dëbuar Rusinë nga territori ukrainas, kjo nuk do t’ia jepte fundin luftës, nëse në pushtet në Moskë nuk vjen një regjim reformist paqësor, përfundim ky që ushtarët e admirueshëm të Ukrainës nuk munden ta ofrojnë.

Pra, lufta e z. Putin ka të ngjarë të vazhdojë pa asnjë përfundim; ndryshimi i hierarkisë dhe strategjisë shkon përtej tekave të tij. Shtetet e Bashkuara, nën çdo administratë, gjithnjë e më shumë do ta kthejnë vëmendjen diku tjetër, përveç nëse rusët nisin të fitojnë. Ndryshe nga mendimi aktual, përfshirja e drejtpërdrejtë e NATO-s ende mund të jetë mundësi. Por, atëherë do të ishte luftë e Uashingtonit, jo e Kievit dhe Kievi ka gjasa të mos e pëlqejë rezultatin.

Në përgjithësi, shpejtë mund të arrihet pjekuria që Ukraina të bëhet realiste për aleatët e vet – dhe të mendojë se kur dhe si t’i duhet ta heq theksin e luftimeve nga shndërrimi i Ukrainës në Berlinin Perëndimor të kësaj Lufte të Ftohtë të re.

Berlinizimi perëndimor i Ukrainës, do të thotë të kthim në shtetin më të rëndësishëm të linjës së parë të Perëndimit, pa kursyer shpenzime për të sjellë në jetë forcën e klasit të NATO-s, të aftë për parandalimet afatgjata. Sanksionet ndaj Rusisë do të mbeten derisa çdo regjim i ngjashëm me Putinin do të jetë në pushtet. Duke menduar në aspektin e një dekade ose më shumë, investimi në opsionet e tranzitit përmes Rumanisë dhe të fqinjëve të tjerë të NATO-s, është një mënyrë realiste për të siguruar tregtinë detare të Ukrainës, pavarësisht pranisë së Rusisë në Krime dhe në një pjesë të bregut të Detit të Zi të Ukrainës.

Nuk kërkohet asnjë lëshim territori apo kushte zgjidhjeje, meqë status quo-ja e Putinit do të vazhdojë të kalbet. Presidenti Volodymyr Zelensky, një ndërtues i urave në shoqërinë e tij të fragmentuar, është i përshtatshëm për t’ua dhënë bashkatdhetarët një vizion të ngjashëm me Adenauerin, për të siguruar paqen dhe fitoren afatgjate. Nëse nuk mundet, dikush këtë duhet do ta bëjë. /Telegrafi/