LAJMI I FUNDIT:

Prigozhin do të zhvendoset në Bjellorusi dhe nuk do të ketë akuza ndaj tij dhe trupave Wagner

Prigozhin do të zhvendoset në Bjellorusi dhe nuk do të ketë akuza ndaj tij dhe trupave Wagner

Yvgeny Prigozhin do të zhvendoset në Bjellorusi sipas një një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga presidenti bjellorus për t’i dhënë fund kryengritjes së armatosur të sotme kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë, ka thënë Kremlini.

Sipas marrëveshjes, shefi i Wagner dhe luftëtarët e tij nuk do ndiqen penalisht nga Rusia, transmeton Telegrafi.


Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Aleksandar Lukashenko kishte ofruar të ndërmjetësonte, me marrëveshjen e presidentit rus Vladimir Putin, sepse ai e kishte njohur Prigozhin personalisht për rreth 20 vjet.

Grupi Wagner ishte nisur sot drejt Moskës pasi kreu i saj kishte akuzuar udhëheqjen ushtarake ruse se ka bombarduar me raketa kampet e saj.

Por, Prigozhin u dakordua që të ndalte marshimin dhe të kthente trupat në baza ushtarake. /Telegrafi/