LAJMI I FUNDIT:

Prigozhin: Nëse Wagner tërhiqet nga Bakhmuti, e gjithë linja e frontit rus do të bie

Prigozhin: Nëse Wagner tërhiqet nga Bakhmuti, e gjithë linja e frontit rus do të bie

Yegveny Prigozhin, shef i grupit famëkeq mercenar rus Wagner, është i bindur se tërheqja e trupave të tij nga qyteti ukrainas Bakhmut, do ta shembte linjën e frontit – e më pas Rusia do të akuzonte mercenarët e këtij grupi për humbjen e luftës.

“Nëse grupi i Wagnerit tërhiqet nga Bakhmuti, tërë linja e frontit rus do të bie… Nëse grupi tani kthehet prapa, atëherë në histori do të ndodhë gjëja e ardhshme: është e qartë se vija e frontit do të bie deri në kufirin rus, e mund të vazhdojë edhe më larg”, shtoi Prigozhin, transmeton Telegrafi.


Prigozhin po ankohet se autoritetet ruse do të fajësojnë pjesëtarët e Wagnerit për humbjet në luftë, pasi tërheqja e mercenarëve rusë nga Bakhmuti mund të shkaktojë efektin e ‘pranverës’, dhe forcat ukrainase mund të depërtojnë në të ashtuquajturin territor LNR dhe atë nga të gjitha anët – duke e pastruar Luhanskun dhe Sorokynen dhe të futën në Rusi.

Batalioni i bjellorusëve thanë se kanë shkatërruar aeroplanin spiun rus, Moska e mohoi – publikohen pamjet kur droni kamikaz zbret mbi të
Lexo po ashtu Batalioni i bjellorusëve thanë se kanë shkatërruar aeroplanin spiun rus, Moska e mohoi – publikohen pamjet kur droni kamikaz zbret mbi të

Ai tutje vazhdoi duke pretenduar se në këtë rast edhe Krimea do të çlirohej dhe do t’i rikthehej ukrainasve.

E Prigozhin është tejet i mllefosur me ministrinë ruse të Mbrojtjes, që nuk po i dërgon armë e municion luftëtarëve të tij që i ka rekrutuar nga pothuajse të gjitha qytetet ruse.

Inteligjenca ukrainase thotë se 10 mijë ushtarë të rekrutuar rusë, janë dorëzuar nga fillimi i luftës
Lexo po ashtu Inteligjenca ukrainase thotë se 10 mijë ushtarë të rekrutuar rusë, janë dorëzuar nga fillimi i luftës

Kjo nuk është hera e parë që Prigozhin i shpallë “luftë” ministrisë ruse të Mbrojtjes, dhe shpesh ua bën me dije se nuk po i dërgojnë municion dhe armë trupave të tij.

Kujtojmë që Wagner dhe ushtria ukrainase po zhvillojnë beteja të ashpra në qytetin e Bakhmutin, ku të dyja palët pretendojnë ta kenë nën kontroll. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Kroacia
Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Piloti ukrainas i MiG-29 rrëzon dronin spiun rus – pamje nga toka dhe kabina e fluturakes

Evropa
Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Gatishmëria e Polonisë për të pritur armët bërthamore të NATO-s përballet me kërcënim nga forcat ruse

Botë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Macron: Evropa mund të vdesë, duhet të tregojmë që nuk jemi vasal i Shteteve të Bashkuara

Evropa
Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Shefi i NATO-s fluturon me aeroplan ushtarak mbi Gjermani

Botë
Kalo në kategori