LAJMI I FUNDIT:

Prifti maqedonas e quan barazinë gjinore të rrezikshme dhe shkatërruese

Prifti maqedonas e quan barazinë gjinore të rrezikshme dhe shkatërruese

Peshkopi Petar dha një deklaratë tronditëse për barazinë gjinore, për të cilën thotë se është e çoroditur. Sipas tij, para ardhjes së feminizmit, gratë ishin amvise, ndërsa tani të emancipuara, por gjithnjë e më shumë të divorcuara.

Ai thekson se përveç të drejtave për të cilat luftojnë gratë, ato kanë për detyrë të jenë morale dhe etike.


“Kur dikush kërkon të drejta më shumë apo më të mëdha, ai duhet të jetë i vetëdijshëm, i gatshëm dhe i aftë për të kryer më shumë detyra”, u shpreh Ipeshkvi Petar.

Ushtrimi i të drejtave pa detyra, sipas Ipeshkvit, korrupton dhe çorodit botën.

“Shoqëria jonë kërcënohet nga një ideologji edhe më e rrezikshme, shkatërruese dhe helmuese – barazia gjinore! Kjo ideologji, dmth terminologji manipuluese është blasfemuese, e panatyrshme, e çoroditur, Zoti krijoi mashkullin dhe femërën dhe çdo gjë tjetër e ndryshuar, e ndryshme nga krijimi i Zotit është anormale, prandaj dhe e papranueshme”, tha Mitropoliti i Prespës-Pelagonit.

Ai akuzoi shoqatat feministe se shpesh e drejtojnë gishtin nga Kisha kur kërkojnë të drejta. Kjo vjen pas një pankarte me përmbajtje vulgare për kishën në marshin e 8 marsit në Shkup më shumë se një muaj më parë./Telegrafi/