LAJMI I FUNDIT:

Priftërinjtë serbë në Mal të Zi kënduan “kur ushtria kthehet në Kosovë”, vijnë reagimet e ashpra nga Kosova

Priftërinjtë serbë në Mal të Zi kënduan “kur ushtria kthehet në Kosovë”, vijnë reagimet e ashpra nga Kosova

Në ceremoninë e shugurimit të Mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Joanikije priftërinjtë kënduan një këngë, në tekstin e së cilës thuhej edhe “kur ushtria kthehet në Kosovë”.

Në një situatë të tensionuar në Cetinje, policia po përdorte gaz lotsjellës para manastirit ndaj qytetarëve që po protestonin paqësisht.


Lidhur me këtë kanë ardhur edhe reagimet nga politikanët e Kosovës.

Gjatë shugurimit të Joanikije në Mal të Zi u këndua edhe “kur ushtria kthehet në Kosovë”
Lexo po ashtu Gjatë shugurimit të Joanikije në Mal të Zi u këndua edhe “kur ushtria kthehet në Kosovë”

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj me një shkrim në Twitter ka thënë se, kjo këngë është bërë nga Rusia dhe se është interpretuar nga përfaqësuesit e tyre në Mal të Zi.

“Forcat më të errëta të fashizmit, të udhëhequra nga Kisha Serbe po kthehen në Malin e Zi! Kënga për kthimin e ushtrisë serbe u bë nga Rusia dhe u interpretua nga përfaqësuesit e tyre në vend”, ka reaguar Hoxhaj.

Kurse, ish-udhëheqësja e Grupit Negociator, Edita Tahiri ka thënë se Serbia po synon destabilizimin e vendeve fqinje dhe se presidenti Aleksandar Vuçiq po merr pjesë në agjendën hegjemoniste të ndërtuar nga Slobodan Millosheviq.

“Nuk ka fund ndërhyrja e Serbisë në vendet fqinje. Akti i sotshëm i agresionit në Mal të Zi përmes Kishës Ortodokse Serbe në Cetinje, në kryeqytetin e Kishës Ortodokse Malazeze, synon destabilizimin. Aleksandar Vuçiq po merr merr pjesë në agjendën hegjemoniste të Millosheviqit”, ka shkruar Tahiri në Twitter.

Sipas Veton Surroit, të bekuar janë edhe robokopët, sipas versionit të Kishës Ortodokse Serbe.

Trazirat në Cetinje për shkak të fronëzimit të Mitropolitit po vazhdojnë që nga dje, dhe ato vazhduan herët në mëngjes.

Ndërkohë qytetarët vazhduan të protestojnë edhe pse kurorëzimi kishte mbaruar.

Duhet kujtuar se organizatat dhe shoqatat kombëtare malazeze, pothuajse e gjithë opozita dhe Komuna e Cetinje kërkuan nga Kisha Ortodokse Serbe që të zhvendoste fronëzimin e Mitropolitit në disa tempuj në qytete të tjera malazeze.

Kjo pasi që, për ta, akti i kurorëzimit të tij në manastirin e Cetinjes është një aluzion i “pushtimit të Malit të Zi”, si dhe një përpjekje për të futur Malin e Zi në të ashtuquajturën “botë serbe”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori