LAJMI I FUNDIT:

PriFest publikon datat e festivalit

PriFest publikon datat e festivalit

Prishtina International Film Festival këtë vit do të ketë edicionin e 10-të të festivalit, që do të mbahet në muajin korrik në datat 17-22.

Ekipi i PriFest-it i përbërë nga project.graphics dhe B2, edhe këtë vit kanë punuar që të krijojnë një identitet vizual të festivalit.


Në edicionin e 10-të të festivalit, PriFest do të sjell një javë plot aktivitete me filma, mysafirë e ekspertë të fushave të ndryshme, workshope dhe debate, si dhe risi të tjera në fushën e industrisë së filmit.

Gjatë javëve në vijim e deri në javën e hapjes së PriFest-it do të shpalosen të gjitha programet e festivalit, promot e filmave dhe informatat e nevojshme rreth festivalit. /Telegrafi/