Menaxhimi më i mirë i financave të ndërmarrjeve si dhe raportimi korrekt i tyre ka marrë një rëndësi të theksuar sidomos gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, e cila ka shkaktuar çrregullime të paprecedenta mbi ekonominë e vendit.
Kjo u tha gjatë një forumi virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, gjatë së cilës u prezantua Programi i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Përmirësimin e Menaxhimit Financiar.
Arian Asolli, analist në programin e BERZH-it për Këshilla për Bizneset, theksoi qëllimet e këtij programi të cilat mes tjerash përfshijnë përmirësimin e kapaciteteve të kompanive vendore për menaxhim dhe raportim financiar, në mënyrë që të njëjtat të krijojnë lehtësira për qasje direkte apo indirekte në kreditë që ofron BERZH, si dhe rritjen e atraktivitetit të bizneseve për investitorët vendas dhe ata të huaj.
Asolli po ashtu shtjelloi kriteret të cilat duhet plotësuar nga bizneset për përfshirje në këtë program, derisa përmendi edhe profilin ideal të kompanive që kjo bankë po kërkon.
Ai gjithashtu bëri të ditur se përkrahja e BERZH-it do të jetë 75 për qind e kostove totale.
Emel Visha, menaxhere në zyrën e EY Kosovo and Albania për Strategji dhe Transaksione, theksoi se në kuadër të këtij programi, EY nëpërmjet strukturave të veta ka krijuar modelin e qëndrueshmërisë së ndërmarrjeve, të ndarë në tre etapa të cilat përfshijnë përgjigjen me urgjencë tani, përgatitjen për të ardhmen dhe të menduarit tutje, duke marrë në konsideratë çrregullimet e shkaktuara nga pandemia COVID-19.
Ajo potencoi pikat kryesore për ndërhyrje në biznes ku kjo kompani mund të ofrojë asistencë, duke përmendur përgatitjen e një plani të biznesit, parashikimin e likuiditetit dhe analizën e skenarëve, si dhe përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për proceset e aplikimit për ndihmë financiare.
Për më tepër, Visha foli edhe për problematikat e ndryshme të cilat po i hasin bizneset, dhe mbështetjen që EY mund të ofrojë në adresimin e të njëjtave.
Shkëmb Gashi, menaxher në departamentin e auditimit në kompaninë Ernst and Young Kosovo and Albania foli për gjendjen aktuale të ekonomisë së Kosovës duke tërhequr paralele në mes të situatës para-pandemike dhe asaj të tanishme, duke vlerësuar ndikimet që pandemia COVID-19 ka pasur mbi veprimtaritë e bizneseve dhe ekonominë në përgjithësi.
Ai gjithashtu theksoi një ndër problematikat më primare me të cilat ballafaqohen ndërmarrësit sot, siç është risku i vijimësisë së biznesit duke shtuar se EY ofron mbështetje përmes analizave të ndryshme makroekonomike, të faktorëve specifik të ndërmarrjes që mund të ndikohen nga pandemia dhe analiza të tjera sipas nevojës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëIk në Blue Fafa për vikend: Shijo pranverën e hershme buzë detit
Afër detit, afër mbretit - Mbreti i "Holiday In 2" po t'fton në fron
Po lulëzojnë ofertat n’BAU MARKET
Ftesë per ofertim "Punime në “Telework” dhe “Civilwork” në rrjetin e IPKO
Vizitoni destinacionet magjike me kompaninë kosovare gjatë gjithë verës
Dënohet me 25 vjet burg mashtruesi më i madh me kriptovaluta në SHBA
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Madam, stili jot lyp këpucë franceze?
E zezë klasike, krejt sytë n’ty
Papuçe që t’flen kama n’to- Porositni me zbritje në Telegrafi Deals
Kapni zbritjen – atletet Nike për meshkuj tash me zbritje në Telegrafi Deals!
Kur nuk blen për vete, nuk blen as për kojshi – që do të thotë shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals
Më të lexuarat
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia