Ward Kimball “vjen” në Anibar këtë të shtunë në Kinemanë “Jusuf Gervalla” në Pejë, nga Amid Amidi.
Sipas njoftimit, autori që është vlerësuar me çmime të shumta për librat e tij rreth historisë së prodhimit të filmave të animuar, do të prezantoj jetën dhe veprën e një prej animatorëve më të talentuar të shekullit të kaluar.
Ward Kimball ishte një nga animatorët më origjinal, nga më të talentuarit, dhe një nga artistët më të dashur të Disney Studio. Ward Kimball kishte punuar në krijimin e personazheve të ndryshme tashmë klasike në filmat e animuar “Pinokio”, “Dumbo”, “Hirushja”, “Liza në botën e çudirave” etj
Animacioni dhe ilustrimi ishte diçka shumë e natyrshme për Kimball, sa që Walt Disney në librin e tij “Historia e Walt Disney” kishte quajtur Ward Kimball një gjeni të papërseritshëm.
Ai ishte vazhdimisht në kërkim të gjërave unike dhe jo komformiste.
Karriera e Kimball si animator dhe regjisor në filmat fitues të çmimeve si në Disney në mes të 1930 dhe 1970 është legjendare, me filmat si: Toot, Whistle, Plunk and Boom. Por, puna që ai krijoi jashtë studios së animacionit ishte po aq interesante, duke përfshirë edhe ndërtimin e një lokomotivë të trenit në oborrin e shtëpisë së tij po ashtu ishte edhe themelues një bendi muzikor suksesshëm të muzikës Jazz.
Historiani Amid Amidi, duke përdorur punë të pa parë më herët, pamje filmike të arkivës së Kimball, dhe biografinë që ai shkroi, “Jeta dhe Arti i Ward Kimball” do të ketë një prezantim të veçantë dhe interaktive me publikun në Kinemanë “Jusuf Gervalla në Pejë”, më 20 Gusht nga ora 14:00, për gjeniun e animacionit Ward Kimball.
Ky aktivitet është mundësuar dhe përkrahur nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'