LAJMI I FUNDIT:

Prezantohen të gjeturat nga monitorimi i institucioneve korrektuese në Kosovë

Prezantohen të gjeturat nga monitorimi i institucioneve korrektuese në Kosovë
Burgu i Dubravës /Foto: Ridvan Slivova

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), përkrahur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur (OSI) dhe Civil Rights Defenders (CRD), mban konferencën “Të drejtat e njeriut në institucionet korrektuese të Kosovës”, ku do të prezantohen gjetjet kryesore si rezultat i monitorimit të institucioneve korrektuese në Kosovë përgjatë vitit 2017

Monitorimi i vendeve të privimit nga liria ka për qëllim të vlerësojë respektimin e të drejtave të njeriut në këto institucione, të parandalojë cenimin e të drejtave të njeriut dhe të kontribuojë në rritjen e transparencës së institucioneve përgjegjëse.


Gjetjet e prezantuara i paraprijnë Raportit Vjetor që do të publikohet në fillim të vitit 2018.