LAJMI I FUNDIT:

Pretendoi të përfitonte nga kompania e sigurimeve, rrahu mjekun që e diagnostikoi me ‘lëndime të lehta’ (Video)

Pretendoi të përfitonte nga kompania e sigurimeve, rrahu mjekun që e diagnostikoi me ‘lëndime të lehta’ (Video)

Wu Guang është mjeku i një spitali në Hubei të Kinës, që u rrah prej pacientit të njohur vetëm si Wang, sepse ai nuk u pajtua me diagnozën.

Mjeku 36-vjeçar që trajtoi burrin e lënduar në aksident trafiku, ia bëri kontrollin me rreze X dhe skanimin CT, për ta liruar nga spitali sepse konsideroi se ka vetëm lëndime të lehta, transmeton Telegrafi.


Kjo nuk i pëlqeu 57-vjeçarit, që pretendonte se është i lënduar rëndë dhe kërkonte përshkrim tjetër, në mënyrë që të përfitonte sa më shumë prej kompanisë së sigurimeve.

Sulmi i dhunshëm fizik e la mjekun me disa brinjë të thyer si dhe lëndime të lehta trupore, ndërsa pacienti i dhunshëm është duke u mbajtur nën kujdesin policor në një zonë të ndarë të spitalit. /Telegrafi/