LAJMI I FUNDIT:

Pretendimet e LDK-së se formimi i qeverisë është fakt i kryer, po shihet si presion ndaj Kushtetueses

Pretendimet e LDK-së se formimi i qeverisë është fakt i kryer, po shihet si presion ndaj Kushtetueses

I propozuari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti javën e kaluar u takua me grupin parlamentar të partisë. Aty u prezantua siç u tha programi qeverisës dhe u premtuan 1 miliard euro për pakon e rimëkëmbjes ekonomike. Por këto deklarime po shihen si presion indirekt ndaj Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen ndaj dekretit për mandatarin të presidentit Hashim Thaçi.

Njohësit e Kushtetutës u shprehën për KosovaPress se pretendimet e LDK-së se formimi i qeverisë është fakt i kryer mund të rezultojnë të jenë interferuese dhe ndikues në procesin përfundimtar të aktgjykimit të Kushtetueses.


Profesori universitar dhe njëri prej hartuesve të Kushtetutës, Riza Smaka thotë se LDK-ja po i bën presionin kryesor ndaj Gjykatës Kushtetuese.

“Koalicioni opozitar parlamentar që veç e ka caktuar mandatarin që po e krijon njëfarë, që quhet fakt i kryer. Që qeverinë ne e kemi këtu, kjo është punë e kryer. Ajo mënyrë indirekte mund të reflektohet si influencë në Gjykatën Kushtetuese”, thotë ai.

Ndërkaq, njohësi tjetër i Kushtetutës, Mazllum Baraliu thotë se nuk është në rregull që LDK-ja përmes paralajmërimeve të riorientojë drejtimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk është në rregull që asnjë prej këtyre deklarimeve, parapërcaktimeve, paralajmërimeve dhe riorientimeve të kahjes përfundimtare që do të duhej të kishte Gjykata Kushtetuese. Dalin eksponentët të caktuar dhe deklarojnë se çdo gjë është gati për qeverinë e re…Qeveria e re do të formohet për kaq ditë dhe do të jepen miliarda e kështu me radhë. Nuk është në rregull asnjëra prej këtyre tri komponentëve që po rezultojnë të jenë interferues dhe ndikues në procesin përfundimtar në Gjykatën Kushtetuese”, thotë ai.

Gjykatës Kushtetuese i kanë mbetur edhe tri ditë kohë deri kur pritet të marrë vendimin për kushtetutshmërinë e dekretit të presidentit Thaçi për mandatarin. Prej kur i ka vendosur masën e përkohshme këtij dekreti, ka pasur deklarata të ndryshme të palëve të përfshira, të cilat janë konsideruar si presione ndaj Kushtetueses. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit

Politikë
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet

Politikë
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori