LAJMI I FUNDIT:

​Presidentja Osmani takohet me emisarin britanik Peach

​Presidentja Osmani takohet me emisarin britanik Peach

Emisari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Emisari britanik Peach u takua edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në takim me Kurtin sikurse edhe me Osmanin, mediet u lejuan të marrin vetëm pamje.


Emisari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach po qëndron në vizitë zyrtare në Kosovë.

Fillon takimi i kryeministrit Kurti me të dërguarin e Britanisë së Madhe, Stuart Peach
Lexo po ashtu Fillon takimi i kryeministrit Kurti me të dërguarin e Britanisë së Madhe, Stuart Peach

Ndryshe, kryeministri britanik Boris Johnson ka emëruar Peach si të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin dhe prosperitetin e rajonit.

Stuart Peach më herët ka qenë në detyrën e kryetarit të Komisionit Ushtarak të NATO-s, të cilin e ka mbajtur prej vitit 2018. Më parë ai ka shërbyer edhe si shef i Shtabit të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar. Për Serbinë dhe Kosovën, ai do të punojë me partnerët ndërkombëtarë në mbështetje të dialogut Serbi-Kosovë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori