LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Osmani dekreton Ligjin për Rishikimin e Buxhetit për vitin 2021

Presidentja Osmani dekreton Ligjin për Rishikimin e Buxhetit për vitin 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar shpalljen e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin për vitin 2021, të miratuar nga Kuvendi më 28.07.2021 dhe i pranuar nga Zyra e Presidentes më 04.08.2021.

Deputetet e Kuvendit të Kosovës me 69 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim më 28 korrik kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin për vitin 2021.


Miratohet rishikimi i Buxhetit të Kosovës për vitin 2021
Lexo po ashtu Miratohet rishikimi i Buxhetit të Kosovës për vitin 2021

Me buxhetin e rishikuar, shpenzimet do të jetë në total 2 miliardë e 516 milionë euro, kurse të hyrat do të jenë 2 miliardë e 43 milionë euro.

Po ashtu, është paraparë të bëhet edhe një marrëveshje ndërkombëtare në formë kredie për mbulimin e pasojave të shkaktuara nga COVID-19, por që është kundërshtuar nga deputetët e opozitës. /Telegrafi/