LAJMI I FUNDIT:

Presidentja e Tajvanit mbështet pavarësinë nga Kina

Presidentja e Tajvanit mbështet pavarësinë nga Kina

Tsai Ing-Wen u betua si presidentja e re e Tajvanit, duke u bërë femra e parë që merr këtë post dhe në mesazhin e saj të parë ajo bëri thirrje për dialog pozitiv me Pekinin.

Tsai, e cila shihet si një lider pa pretendime, por e vendosur, udhëhoqi Partinë Progresiste Demokratike drejt një fitoreje bindëse në janar.


Kjo parti tradicionalisht ka mbështetur pavarësinë nga Kina, e cila e cilëson Tajvanin si një provincë separatiste.

Madje, në të shkuarën Kina ka kërcënuar se do ta marrë ishullin edhe me forcë nëse është e nevojshme dhe aktualisht ka qindra raketa të drejtuara drejt tij.

Pas betimit, në fjalimin e saj të parë si presidente, Tsai Ing-Wen tha se tajvanezët kanë treguar se janë të angazhuar për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë si mënyrën e tyre të jetesës.

Ajo tha se duhet të promovohet dhe përmirësohet dialogu me Kinën, duke lënë pas historinë për të mirën e të dy popujve.

Analistët thonë se fjalimi i saj nuk e kënaq aspak Pekinin, pasi ajo flet qartë për dy popuj dhe dy vende të ndryshme.

Për Kinën, bashkimi me ishullin e Tajvanit është i panegociueshëm, ndërsa banorët e ishullit kanë treguar qartë së fundmi se duan të jenë të pavarur.

Fokusi i presidentes së re tek demokracia dhe liria në Tajvan është një tjetër mesazh që mund të zemërojë Pekinin, pasi ajo tha se është përgjegjësi e çdo tajvanezi që t’i mbrojë këto parime.

Tajvani vlerëson shumë më lart karakteristikat e shoqërisë së tij dhe vetëqeverisjen sesa lidhjet ekonomike me Kinën, pavarësisht se kjo e fundit është partneri tregtar më i madh i ishullit. /TCH/

Në trend Botë

Më shumë
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të

Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin

Azia
Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Ukrainasit pretendojnë se shkatërruan 314 tanke dhe autoblinda ruse gjatë betejës gjashtëmujore për Novomykhailivkan

Evropa
Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Dhjetë të vdekur – momenti i përplasjes së dy helikopterëve, gjatë provave ushtarake në Malajzi

Azia
Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Ministri i Jashtëm rus shpalos një nga planet kryesore të Putinit

Evropa
Tajvani goditet nga dhjetëra tërmete, më i fuqishmi me magnitudë 6.3

Tajvani goditet nga dhjetëra tërmete, më i fuqishmi me magnitudë 6.3

Azia
Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Forcat ruse kanë ngecur në rajonin e Donetsk – harta që tregon gjendjen e fundit në linjat e frontit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori