LAJMI I FUNDIT:

Presidenti uroi romët për Ditën Ndërkombëtare

Presidenti uroi romët për Ditën Ndërkombëtare

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion të komunitetit rom të kryesuar nga kryetari i Partisë Rome, Albert Kinolli.

Duke i uruar për Ditën Ndërkombëtare të Komunitetit Rom, presidenti Thaçi pohoi se përkundër rritjes së përkrahjes dhe legjislacionit modern e afirmativ për komunitetet në Kosovë, ky komunitet ende po ballafaqohet me kushte më të vështira të jetesës.


“Kemi përmirësim të gjendjes, mirëpo mbetet edhe shumë punë për të bërë, që së bashku ta përmirësojmë mirëqenien e qytetarëve të të gjitha komuniteteve, por me theks të veçantë të komunitetit rom”, tha presidenti Thaçi.

Ndërsa, kryetari i Partisë Rome, Albert Kinolli, u shpreh i kënaqur me përfshirjen e komunitetit rom në institucionet shtetërore, por theksoi se qytetarët e këtij komuniteti kanë nevojë për përkrahje më të madhe.

“Edhe në ditë feste të komunitetit rom dhe të kulturës sonë, ne do të mundohemi që ta rrisim ndërgjegjësimin për problemet me të cilat përballet komuniteti ynë”, tha Kinolli.

Presidenti Thaçi shtoi se është shumë e nevojshme përfshirja e komunitetit rom në të gjitha sferat shoqërore, që të gjithë të ndjehen të barabartë në shoqërinë tonë. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori