LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Trump mohon motivet politike për hetimet në Ukrainë

Presidenti Trump mohon motivet politike për hetimet në Ukrainë

Presidenti amerikan Donald Trump tha se korrupsioni dhe jo politika, ishte motivi pas kërkesës së tij drejtuar qeverive të huaja për të hetuar rivalin e tij politik, ish-nënpresidentin Joe Biden. Por mesazhet me tekst sugjerojnë se diplomatët amerikanë po inkurajonin presidentin e Ukrainës që të hetonte Bidenin në këmbim të një takimi që udhëheqësi i Ukrainës po kërkonte të zhvillonte me Presidentin Trump.

Michael Atkinson është njeriu të cilit i është besuar hetimi i ankesës së informatorit si dhe për ta sjell çështjen në vëmendjen e zyrtarëve. Të premten ai u mor në pyetje në mënyrë private nga pjesëtar të Kongresit, të cilët po kryejnë hetime për shkarkimin e Trumpit.


Sipas informatorit, Presidenti Trump përdori një telefonatë urimi për presidentin e sapozgjedhur të Ukrainës, për të kërkuar hetimin e ish-zëvendëspresidentit Jo Biden dhe djalit të tij Hunter. Ky i fundit ishte pjesëtar i bordit drejtues të një kompanie energjetike në Ukrainë. Ende nuk janë gjetur prova që Biden veproi në mënyrë të paligjshme apo joetike.

Mesazhet me tekst të sapo publikuara mes diplomatëve duket se mbështesin pretendimet e informatorit. Diplomati i karrierës Kurt Volker i dërgoi mesazh me tekst një ndihmësi të presidentit ukrainas ditën e telefonatës mes Trumpit dhe Zelenskiyit.

Demokratët lëshojnë urdhër ndaj Shtëpisë së Bardhë për publikim të dokumenteve
Lexo po ashtu Demokratët lëshojnë urdhër ndaj Shtëpisë së Bardhë për publikim të dokumenteve

Në tekst thuhet se, “kishte dëgjuar nga Shtëpia e Bardhë, duke supozuar se Presidenti Z e bind Trumpin se ai do të hetojë ‘të shkoj në fund të asaj që ndodhi në vitin 2016’ ne do të përcaktojmë datën e një vizite në Uashington”.

“Kina duhet të fillojë një hetim për Biden”, u shpreh Presidenti Trump.

Një ditë pas thirrjes së hapur që Kina të hetojë kundërshtarin e tij politik, Presidenti Trump hodhi poshtë të premten se në telefonatën me presidentin e Ukrainës ishte kërkuar shkëmbim favoresh.

“Nuk më intereson fushata e Bidenit. Më intereson korrupsioni. Fushata dhe politika varet nga ai. Nuk kam interes për çështjet politike”, ka thënë ai.

Trump e pranoi se demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë votat e mjaftueshme për të hapur procesin, por të pamjaftueshme në Senat për shkarkimin e tij. Thomas Schwartz me Universitetin Vanderbilt, thotë se largimi i tij kërkon një përqindje të lartë ligjvënësish.

Publikohen disa mesazhe që "tregojnë se si diplomatët amerikanë kërkuan nga Ukraina hetimin e Biden, në emër të presidentit Trump"
Lexo po ashtu Publikohen disa mesazhe që "tregojnë se si diplomatët amerikanë kërkuan nga Ukraina hetimin e Biden, në emër të presidentit Trump"

“Do të jetë e jashtëzakonshme, sepse nuk flitet vetëm për shumicën e Senatit që të votojë për ta dënuar atë. Shumica e Senatit votoi për ta dënuar Presidentin Clinton, por nuk arritën të kenë dy të tretat. Pra, dy të treat në të vërtetë është një përqindje e lartë që kërkohet në Senat për ta dënuar atë”, thotë Schwartz.

Mitt Romney është senatori i vetëm republikan që e kritikoi hapur Trumpin. Ai shkroi në Twitter se thirrja e presidentit ndaj Kinës dhe Ukrainës për të hetuar Bidenin ishte e gabuar dhe e tmerrshme dhe se tendos besueshmërinë për të sugjeruar se ka motive të tjera përveçse asaj politike. /VOA/