Ligjvënësit demokratikë në Shtetet e Bashkuara kanë bërë lëshuar një urdhër ndaj Shtëpisë së Bardhë për të publikuar dokumentet që kanë të bëjnë me marrëveshjen me Ukrainën si pjesë e procesit të shkarkimit të presidentit Donald Trump.
Ky vendim që erdhi më 4 tetor nga tre udhëheqësit e komitetit në Dhomën e Përfaqësuesve, pritet të rrisë tensionet edhe më shumë midis demokratëve dhe administratës së SHBA-së.
Përfaqësuesit Elijah Commings, Adam Schiff dhe Eliot Engel, thanë se janë të detyruar të lëshojnë urdhërin ndaj Shtëpisë së Bardhë pasi nuk kanë marrë ende përgjigje nga letra e dërguar më 9 shtator lidhur me publikimin e dokumenteve.
“Ne ndihemi mjaft keq që presidenti Trump na ka vënë në këtë situatë neve dhe vendin, por veprimet e tij nuk na kanë lënë zgjidhje përveç se të lëshojmë këtë urdhër”, thuhet në njoftim, duke shtuar se data e fundit për dorëzimin e dokumenteve është vendosur më 18 tetor.
Si përgjigje, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham tha në një komunikatë se “ky urdhër nuk ndryshon asgjë – vetëm më shumë dokumente të kërkuara, kohë e humbur dhe shpenzim i parave të taksapaguesve që do të dëshmojë se presidenti nuk ka bërë asgjë gabim”.
Zelenskiyt “iu ofrua vizitë në Uashington” në këmbim të hetimit të Bidenit
Ky vendim erdhi disa orë pasi demokratët e Kongresit i dhanë afat zëvendëspresidentit Mike Pence që të dorëzojë dokumentet deri më 15 tetor lidhur me rolin e tij të mundshëm në presionin ndaj Ukrainës për ndihmat ushtarake.
Ekspertët kanë theksuar se nuk pritet që Shtëpia e Bardhë do të bashkëpunojë vullnetarisht dhe se me këtë urdhër mund të zhvillohet një betejë e gjatë gjyqësore.
Procedurat për shkarkimin e presidentit Trump vijnë pas raportimeve të një informatori të qeverisë lidhur me telefonatën e 25 korrikut midis presidentit Trump dhe presidentit të Ukrainës, Volodomyr Zelenskiy – në të cilën Trump ka bërë presion për hetim ndaj ish- zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden dhe djalit të tij që zhvillonte biznes në Ukrainë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe