LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi me iniciativë të re, dedikuar personaliteteve të cilat ndikuan në formësimin e tij

Presidenti Thaçi me iniciativë të re, dedikuar personaliteteve të cilat ndikuan në formësimin e tij

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se ka nisur një iniciativë të re, dedikuar personaliteteve të cilat ndikuan në formësimin e tij.

Presidenti Thaçi përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook ka shkruar se kujtimi dhe vlerësimi për ta e inspiron dhe motivon në çdo proces të jetës së tij.


“Rubrika #NjerëztëPaharrueshëm është iniciativa ime e re për t’i kujtuar personalitetet që kanë ndikuar në formësimin tim. Kujtimi dhe vlerësimi për ta më bën të reflektoj dhe më inspiron e më motivon në çdo proces të jetës sime”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook. /Telegrafi/