LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Shqipërisë kërkon njohjen e shtetit të Kosovës nga Vatikani

Presidenti i Shqipërisë kërkon njohjen e shtetit të Kosovës nga Vatikani

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Arqipeshkvin Paul Richard Gallagher.

Reklama

Duke evidentuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërshtetërore midis Shqipërisë dhe Shtetit të Vatikanit, por edhe ato shpirtërore midis komunitetit katolik shqiptar dhe Selisë së Shenjtë, Presidenti Begaj përshëndeti vizitën e Imzot Gallagher në Shqipëri dhe e konsideroi atë një konfirmim të këtyre marrëdhënieve.

Presidenti Begaj u ndal në mënyrë të veçantë në rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që ka luajtur dhe luan Selia e Shenjtë për paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë kontekst, Presidenti Begaj ritheksoi kërkesën për njohjen nga ana e Shtetit të Vatikanit të Shtetit të Kosovës, njohje që do të shërbente si një mbështetje shumë e madhe për shtetin më të ri në Evropë.

Begaj nënvizoi nevojën e shtimit të mbështetjes nga të gjithë aktorët e rëndësishëm, për Kosovën dhe qytetarët e saj, si dhe të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën dhe tek ndikimi në rajonin e Ballkanit Perëndimor i agresionit ushtarak rus në Ukrainë dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë që ky rajon ka për stabilitetin e kontinentit Evropian, por jo vetëm. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Krstiq: Protestuesit kanë dalë me zor në protesta me thirrje të Listës Serbe

Siguri
Senatorët amerikanë: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet – dështimi rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në

Senatorët amerikanë: Kosova dhe Serbia të ulin tensionet – dështimi rrezikon marrëdhëniet me SHBA-në

Lajme
Para sanksioneve të mundshme, kërkohet zgjidhje për krizën në veri

Para sanksioneve të mundshme, kërkohet zgjidhje për krizën në veri

Dukagjini
Kusari – Lila e quan qesharak mocionin e AAK-së, reagon Tahiri: E dini mirë fuqinë e AAK-së në Kuvend

Kusari – Lila e quan qesharak mocionin e AAK-së, reagon Tahiri: E dini mirë fuqinë e AAK-së në Kuvend

Politikë
“National Geographic”: Këtë verë suksesi u takon plazheve shqiptare

“National Geographic”: Këtë verë suksesi u takon plazheve shqiptare

Lajme
Kadare në librarinë “Dukagjini”: Orientimi shumëshekullor i shqiptarëve ka qenë dhe mbetet Evropa

Kadare në librarinë “Dukagjini”: Orientimi shumëshekullor i shqiptarëve ka qenë dhe mbetet Evropa

Lajme
Kalo në kategori