LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i rinisë Avdullah Hasani në konferencën botërore të rinisë në Australi

Presidenti i rinisë Avdullah Hasani në konferencën botërore të rinisë në Australi

Presidenti i Rinisë Evropiane të Kosovës Avdullah Hasani, dhe zëvendësit e tij Arlind Jushinca e Orhan Ejupi, do të marrin pjesë në Konferencën Botërore të Rinisë, e cila do të mbahet në Canberra të Federatës së Australisë.

Me këtë rast të rinjtë nga Kosova, do të kenë mundësinë e ngritjes së bashkëpunimit bilateral me të rinj të vendeve tjera. Kjo konferencë ndërkombëtare organizohet me qëllim të ngritjes së bashkëpunimit të të rinjve nga vende të ndryshme të botës. Atje do të mund të shkëmbejnë përvoja nga lëmi i Integrimeve, sigurisë publike ,qytetarisë aktive, zhvillimit të demokracisë si dhe rritjes së bashkëpunimit mesë gjeneratave.


Lideri i rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani, thotë se të rinjtë e Kosovës, tani kanë filluar që të trajtohen sikurse të rinjtë e vendeve tjera demokratike në botë, si dhe të jenë pjesë e lëvizjeve të njëjta me bashkëmoshatarët tanë në botë. “Të rinjtë dhe studentët e Kosovës, më parë nuk janë ftuar në të gjitha samitet për të rinj, për shkak të statusit të Kosovës.

Të rinjtë e Kosovës tani marrin pjesë në të gjitha nismat dhe konferencat e te rinjve, kudo që organizohen ato, pasi tani ftohen si të rinjtë e të gjitha vendeve të tjera”, ka deklaruar Hasani.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori