LAJMI I FUNDIT:

Presidenti meksikan do të shes aeroplanin presidencial, paratë do t’i investojë në frenimin e emigracionit ilegal Foto)

Presidenti meksikan do të shes aeroplanin presidencial, paratë do t’i investojë në frenimin e emigracionit ilegal Foto)

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, ka deklaruar të mërkurën se do të shet aeroplanin e ish-presidentit meksikan dhe fluturake tjera që janë në pronësi të qeverisë, me qëllim që të ndihmojë frenimin e emigrimit ilegal si pjesë e marrëveshjes me Washingtonin, raporton Reuters.

Marrëveshja e arritur gjatë të premtes së kaluar ka për qëllim shmangien e tarifave amerikane për mallrat meksikane, si këmbim ndaljen e emigrantëve nga Amerika Qendrore që shkojnë në Shtetet e Bashkuara, transmeton Telegrafi.


E për ta arritur një gjë të tillë, Meksika është pajtuar që të forcoj kontrollin e emigracionit duke vendosur kështu forca të shumta të Gardës Kombëtare përgjatë vijës kufitare me Guatemalën.

“Sa do të kushtojë ky plan, më lejoni t’ju tregoj se kemi buxhet të mjaftueshëm. Paratë do të sigurohen nga shitja e aeroplani luksoz presidencial”, ka deklaruar Lopez Obrador gjatë një konference për media.

Lopez Obrador gjithashtu bëri të ditur se çmimi i aeroplanit Boeing 787 Dreamliner që e kishte përdorur paraardhësi i tij Enrique Pena Nieto, do të shitet me një çmim fillestar prej 150 milionë dollarë.

Sapo kishte marrë pozitën e të parit të Meksikës, Lopez Obrador kishte zbuluar planin e tij për shitjen e aeroplanit presidencial brenda të cilit nuk mungon asgjë, duke filluar nga dhoma e gjumit dhe monitorët e shumtë.

Ky aeroplan ishte blerë në vitin 2012 për 218 milionë dollarë, e përpos tij pritet të shiten edhe 60 aeroplanë tjerë që janë pronë e qeverisë meksikane si dhe 70 helikopterë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori