LAJMI I FUNDIT:

Presidenti meksikan shpërndan fotografi interesante, pretendon se shfaqin fantazmën pyjore që ngjan me një kukull

Presidenti meksikan shpërndan fotografi interesante, pretendon se shfaqin fantazmën pyjore që ngjan me një kukull

Presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, ka shpërndarë në profilin e tij në Twitter fotografitë, që pretendon se tregojnë një fantazmë pyjore mitologjike që ngjan me një kukull.

“Po shpërndajë dy fotografi; njëra e bërë nga një inxhinier tre ditë më parë që tregon Aluksin dhe tjetra nga Diego Prieto që tregon skulpturat e mëdha parahispanike në Ek Balam. Gjithçka është mistike”, tha presidenti, transmeton Telegrafi.

Një nga fotot që ai shpërndau tregon atë që duket të jetë një figurë mistike në një pemë.


Megjithatë, shumë argumentojnë se mund të jetë thjesht një degë peme që formon një aureolë flokësh dhe se yjet formojnë sytë e figurës.

Presidenti meksikan është i njohur për shprehjen e respektit për kulturat dhe besimet indigjene.

Sipas besimit tradicional Maja, “Aluks” janë krijesa të vogla, djallëzore që banojnë në pyje dhe fusha dhe priren të bëjnë shaka me njerëzit, si për shembull fshehja e gjërave. Disa njerëz lënë dhurata për t’i qetësuar. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë

Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë

Fun
Vajza

Vajza "Hawk Tuah" ia shpjegon gjyshes kuptimin e shprehjes virale

Fun
Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi

Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi

Fun
Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale

Interesante
Miliona e panë videon e djalit duke qeshur

Miliona e panë videon e djalit duke qeshur

Fun
Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua

Pronari e mësoi qenin t'i hidhej në prehër, më vonë u pendua

Fun
Kalo në kategori