LAJMI I FUNDIT:

Presidenti meksikan anulon planet për të vizituar Shtëpinë e Bardhë

Presidenti meksikan anulon planet për të vizituar Shtëpinë e Bardhë

Pas një shkëmbimi të zjarrtë gjatë javës së kaluar mbi murin kufitar të propozuar nga Shtetet e Bashkuara, Presidenti i Meksikës Enrique Pena Nieto anuloi planet për të vizituar Shtëpinë e Bardhë.

Sipas gazetës ‘The Washington Post’, shkruan VOA, Pena Nieto dhe Trump folën të martën, duke shpenzuar një kohë të konsiderueshme të thirrjes telefonike që zgjati për një orë, me diskutimet për murin kufitar,

Gjatë fushatës së tij për president, Trump premtoi ndërtimin e një muri përgjatë kufirit SHBA.-Meksikë për të ndihmuar në uljen e emigracionit të paligjshëm. Ai u tha turmave entuziaste të përkrahësve të tij se Meksika do të paguante për murin.

Në thirrjen telefonike të martën, megjithatë, të dy burrat argumentuan për këtë çështje. Pena Nieto kërkoi që udhëheqësi amerikan të thoshte publikisht se Meksika nuk do të paguante për ndërtimin e murit, por presidenti Trump e refuzoi këtë.

Një zyrtar meksikan tha se presidenti Trump “humbi durimin” gjatë thirrjes telefonike, por zyrtarët amerikanë thanë se ai “u irrituar”, raportoi gazeta.

Kishte plane që udhëheqësi meksikan të bënte një vizitë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë në javët e ardhshme. Një vizitë e planifikuar në vitin 2017 u anulua pasi të dy udhëheqësit nuk u pajtuan mbi propozimin për murin dhe Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shembet ndërtesa trekatëshe në Stamboll, ekipet emergjente në kërkim të personave të ngujuar nën rrënoja

Shembet ndërtesa trekatëshe në Stamboll, ekipet emergjente në kërkim të personave të ngujuar nën rrënoja

Turqia
Rusët ia huqin sërish – godasin pozicionet e tyre mbrojtëse duke menduar se janë të ukrainasve

Rusët ia huqin sërish – godasin pozicionet e tyre mbrojtëse duke menduar se janë të ukrainasve

Evropa
Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Çfarë do të ndodhë tani pasi Ukraina mori pëlqimin e SHBA-së për sulme brenda Rusisë me armë amerikane?

Botë
Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Pas luftimeve të ashpra, e detyruan të dorëzohet, pastaj ukrainasit i ofrojnë cigare dhe ndihmë ushtarit rus – pamje që tregojnë ngjarjen nga vija e frontit

Botë
Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Pse Italia, Franca e Kroacia po shesin shtëpi për 1 euro?

Evropa
Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Rusia po i afrohet me shpejtësi një “rekordi të zi” të humbjeve të automjeteve të blinduara të personelit në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori