LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi priti delegacionin e boksit pas suksesit në Kampionatin Evropian të të Rinjve

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi priti delegacionin e boksit pas suksesit në Kampionatin Evropian të të Rinjve

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi ka pritur sot (e mërkurë) delegacionin e boksit pas suksesit të arritur në Kampionatin Evropian të të Rinjve (U-18), të mbajtur në Sofia të Bullgarisë, me ç’rast boksierët Taulant Jakupi dhe Donat Syla, fituan medaljet e bronzta.

Të pranishëm në takim ishin edhe kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), Enver Krasniqi, trajneri Faton Xhakli, dhe gjyqtari, Latif Demolli, i cili ndau drejtësinë në Evropian.


Presidenti Krasniqi përgëzoi boksierët për suksesin e arritur, duke thënë se medaljet e fituara do t’ua hapin rrugën drejt sukseseve të reja në arenën ndërkombëtare.

Në emër të federatës, kryetari Krasniqi falënderoi presidentin Krasniqi për pritjen, derisa theksoi se si federatë do të punojnë bashkë me trajnerët për të arritur sa më shumë suksese në garat jashtë vendit.

Trajneri Xhakli dhe boksierët folën për luftërat që kishin në Evropian, derisa u shprehën optimist për rezultate të reja.

Jakupi fitoi medaljen në një konkurrencë prej 11 boksierëve në kategorinë 86 kg, ndërsa Syla në konkurrencë prej 12 boksierëve në kategorinë 92 kilogramë. Të dy shënuan nga një fitore.

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Arsenali mendon ofertat për Guimaraes dhe Luiz – kjo pasi alternativa kryesore e tyre pëlqen Barcelonën dhe Bayern Munichun

Premier League
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori