LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i KOK-ut, Hasani: Kosova në EYOF Sarajeva 2019 u prezantua si çdo shtet tjetër

Presidenti i KOK-ut, Hasani: Kosova në EYOF Sarajeva 2019 u prezantua si çdo shtet tjetër

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka analizuar pjesëmarrjen e Ekipit Olimpik të Kosovës në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF), që po mbahet në Sarajevë dhe Sarajevën Lindore.

Kosovën e përfaqësuan skitaret Klea Vrella dhe Elba Kokaj, të cilat të mërkurën përfunduan garat. Ato garuan në sllallom dhe sllallom të madh. Derisa në sllallomin e mbajtur të hënën, Klea doli nga shtegu, ndërsa Elba u diskualifikua, në sllallom të madh të mbajtur të mërkuren, ato zunë vendet 71 dhe 72.


“Bazuar në vlerësimin e trajnerëve dhe vetë garueseve, konkurrencës tejet të fortë, si dhe kushteve që mbretërojnë në vendin tonë, mund të themi se kishte një paraqitje të mirë të të dy skitareve. Për Kosovën është mirë që u prezantua në EYOF Sarajeva 2019, të cilat për vendin tonë ishin të dytat pas pjesëmarrjes në Erzurum 2017″, ka deklaruar presidenti Hasani për ueb-faqen zyrtare të KOK-ut, “noc-kosovo.org”.

Qëndrimin në Sarajevë, presidenti Hasani dhe sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhijaj, e kanë shfrytëzuar edhe për takime të ndryshme me homologët e shteteve tjera, me të cilët shkëmbyen përvoja të ndryshme.

“Realizuam kontakte të shumta me homologët tanë, ndërsa për performancën e dy sportisteve dhe përvojën e fituar, edhe unë e ndaj mendimin me trajnerët dhe dy sportistet se të arriturat janë në proporcion me mundësitë për stërvitje dhe me kapacitetin momental të dy sportisteve. Jam i bindur se me investimet në Brezovicen e bukur dhe qendrat tjera, sportistet tona do të shkëlqejnë në vitet në vijim”, theksoi Hasani.

Bosnja e Hercegovina nuk e njeh Pavarësinë e Republikës së Kosovës, por kjo nuk ka pasur asnjë dallim sa i përket përfaqësimit të vendit tonë në Sarajevë, edhe pse federata të ndryshme të Kosovës kishin hasur në vështirësi, gjatë prezantimit të tyre të mëhershëm.

“Në EYOF Sarajeva 2019 Kosova mori pjesë me flamur sikurse çdo shtet tjetër, madje në hapjen solemne duartrokitjet e qytetarëve të Bosnjës e Hervegovinës ishin frenetike që dëshmon respektin reciprok midis dy popujve dhe se shumica e qytetarëve nuk pajtohen me qëndrimet e politikanëve për mosnjohje të Republikës së Kosovës!”, shtoi i pari i Lëvizjes Olimpike në Kosovë.

EYOF Sarajeva 2019 mbyllet nesër (e premte) mbrëma me ceremoninë mbyllëse, ku flamurin e Kosovës do ta bartë skitarja Klea Vrella. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori