LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Prishtina i mori 20.500 euro, aq sa i ka marr edhe Llapi

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Prishtina i mori 20.500 euro, aq sa i ka marr edhe Llapi
Agim Ademi, kryetar i FFK-së

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka mbajtur sot një konferencë për media, ku të pranishëm edhe anëtarët e KE të FFK-së.

Presidenti Ademi bëri të ditur se është mbajtur takimi i rregullt i Komitetit Ekzekutiv, në prag të fillimit të ciklit të ri kualifikues për Kombëtaren A për Euro 2020, ku  është biseduar për çështjet organizative për miqësoren me Danimarkën, që zhvillohet më 21 mars dhe për ndeshjen e parë kualifikuese me Bullgarinë, me 25 mars.


Ndërkaq, sa i përket akuzave të FC “Llapi” për kinse 38 mijë euro premi për Prishtinën, presidenti Ademi ka theksuar se ato akuza nuk qëndrojnë dhe janë të rreme.

“Në FFK merren para nga klubet vetëm ato që u takojnë. Asnjë klub nuk ka marrë asnjë cent më shumë se sa u takon”.

“Ne si KE i FFK-së do të jemi përherë afër klubeve dhe do t’u ndihmojmë për aq sa ka mundësi me projekte të UEFA-s. Klubet e Superligës i kanë mjetet nga të drejtat televizive dhe sponsori IPKO dhe ato ndahen në mënyrë të barabartë”.

“ Prandaj, ju lus dhe ju sugjeroj që kur shkruani diçka, të kërkoni çdo dokument që iu duhet në mënyrë që thjeshtë të raportoni lajm të vërtetë e jo t’i merrni dhe t’i publikoni lajmet e rrejshme”.

“FFK është e hapur dhe të gjitha pagesat janë transparente, pastaj është Kuvendi ku do të verifikohen të gjitha pagesat, sepse në FFK çdo pagesë bëhet nëpërmjet xhirollogarisë bankare”.

“Prishtinës i janë transferuar 12.500 euro për të drejtat televizive dhe 8 mijë euro nga projekti i UEFA-s për akademitë e futbollit. Po thuajse të gjitha klubet i kanë marrë parat paraprakisht dhe ndër to është edhe Llapi. Pra, ju garantoj që FFK-ja nuk abuzon me asnjë cent”, ka theksuar Ademi.

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori