LAJMI I FUNDIT:

Prerja e drunjve në malet e Sharrit – policia ndalon katër persona

Prerja e drunjve në malet e Sharrit – policia ndalon katër persona

Policia e stacionit në Kaçanik, bazuar në planin aktiv “Mbrojta e Pyjeve” pas disa informacioneve që ka siguruar, dje rreth orës 16:00 në malet e fshatit Dubravë të Kaçanikut, ka gjetur sasi të drunjve që ishin prerë nga dy persona të njohur/recidivist për policinë, të cilët ishin larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia ka nisur kërkimin e tyre,  ndërsa rrugës kanë ndaluar edhe katër persona me automjete, që dyshohej se ishin duke shkuar për të dëmtuar malet e Parkut Kombëtar “Sharri”


“Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ndaj tyre për dokumentacion të parregullt  ka shqiptuar: një gjobë pa patentë shofer dhe tri gjoba pa regjistrim të automjeteve dhe u ka konfiskuar targat, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët nga Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar (DAPK) “Sharri” të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe i kanë konfiskuar drunjtë, ndërsa janë konfiskuar edhe dy qerre, një motorsharrë, 2 sëpata dhe pajisje tjera për tërheqjen e drunjtëve”, thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve .

“Policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori