LAJMI I FUNDIT:

Premtuan hapjen e Autostradës së Gjilanit në vitin 2023, Rukiqi ironizon me VV-në: Krejt dhe drejt në baltë

Premtuan hapjen e Autostradës së Gjilanit në vitin 2023, Rukiqi ironizon me VV-në: Krejt dhe drejt në baltë

Autostrada Prishtinë-Gjilan nuk është hapur për qarkullim në vitin 2023, siç ka premtuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërtimi ka nisur para gjashtë vjetësh, por punët në terren duket se po shkojnë shumë ngadalë.


Pritej të përfundohej më 2023, autostrada Prishtinë-Gjilan kantier ndërtimi me gropa e lloç
Lexo po ashtu Pritej të përfundohej më 2023, autostrada Prishtinë-Gjilan kantier ndërtimi me gropa e lloç

Lidhur me këtë ka reaguar zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi, duke ironizuar me moton e Lëvizjes Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit “Krejt dhe Drejt”, duke e modifikuar atë në “Krejt dhe drejt në baltë”.

“Krejt dhe drejt në baltë. Ilustrim i qartë i qeverisjes së pushtetit aktual dhe ku jemi duke perfunduar me këtë pushtet. Pra, përfundimin e kemi në baltë, gropa dhe rrugë pa krye. Të paaftë dhe të dëmshëm”, ka shkruar Rukiqi në Facebook.

Autostrada e Gjilanit ka filluar të ndërtohet në vitin 2018. Në korrik të vitit 2023, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte premtuar që kjo autostradë do të hapet në vitin 2023.

“Autostrada Prishtinë—Gjilan po bëhet. Ajo hapet këtë vit. Urime!”, kishte shkruar Kurti në Facebook më 21 korrik 2023. /Telegrafi/