Premierë: Lansohet bomba e Babastars, publikohet “High 3” (VIDEO)

Pas shumë pritjeve të mëdha, është publikuar më në fund videoklipi i ri i Babastars, i titulluar “High 3”.
Seria e tretë e këngëve hite është lansuar pas shumë paralajmërimeve të reperëve.
Telegrafi raportoi shumë muaj më parë se po vjen ky projekt, kurse tashmë e ka gjetur edhe lansimin nga hip hop labeli shqiptar.
I realizuar në muzikë të LiBeats në asistencë në mix dhe master nga ThreeDots, kënga fillon me repturën e Getoar Selimit, dhe mbarohet nga Cozman.
Videoklipi i xhiruar në një konstelacion ambientesh të ndryshme u realizua nga Max Production.
Kënga është pikënisja e vitit 2015 për Babastars, që pritet të publikojnë një varg projektesh tjera. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/03/2015
Top Lajme
Ferma VIP
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































