LAJMI I FUNDIT:

Prekëse: Gruaja vendosi të ushqente me gji foshnjat, nënat e të cilave u vranë në një sulm të repartit të maternitetit në Afganistan

Prekëse: Gruaja vendosi të ushqente me gji foshnjat, nënat e të cilave u vranë në një sulm të repartit të maternitetit në Afganistan

Firooza Omar ishte në shtëpi kur dëgjoi për sulmin vdekjeprurës të javës së kaluar.

Militantët kishin sulmuar në repartin e maternitetit të spitalit Dasht-e-Barchi në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, duke vrarë të paktën 24 njerëz, përfshirë të porsalindur, nëna dhe infermiere.


“Unë isha duke ushqyer fëmijën tim me gji dhe u emocionova. Unë mund të shihja vuajtjet e këtyre bebeve të tjera”, thotë psikiatrja 27-vjeçare.

Kështu, siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, si nënë e një djali katër muajsh, ajo vendosi të ndihmojë në një mënyrë unike, për të ushqyer vullnetarisht foshnjat, nënat e të cilave ishin vrarë ose plagosur.

Me mbështetjen e burrit të saj, i cili pranoi të kujdeset për fëmijën e tyre ndërsa ajo ishte larg, Firooza udhëtoi në Spitalin e Fëmijëve Ataturk aty pranë, ku ishin marrë rreth 100 gra dhe fëmijë të shpëtuar.

Firooza së fundmi është bërë nënë e një djali

Edhe pse spitali është 2 kilometra nga shtëpia e saj, udhëtimi mbeti i rrezikshëm në një qytet të lënë të traumatizuar dhe të frikësuar nga sulmi brutal.

“Kur shkova në spital, pashë rreth 20 foshnje”, thotë Firooza. “Disa prej tyre u plagosën”.

Stafi mjekësor ishte përpjekur të ushqente foshnjat me qumësht pluhur, shpjegon ajo, por disa foshnje po refuzonin të pinin.

“Unë fola me infermierët dhe ata më thanë të ushqeja foshnjat që qanin shumë”.

Natën e parë, ajo ishte në gjendje të ushqejë me gji katër foshnje, njëra pas tjetrës. “Kishte një efekt qetësues për mua. Unë isha e lumtur që mund t’i ndihmoja ata”.

Gjatë ditëve në vijim, ajo vazhdoi të ushqente djalin e saj në shtëpi, ndërsa gjithashtu u kthye në spital për të ushqyer foshnjat në repart.

Për të rritur vetëdijen për situatën, Firooza shkroi për përvojën e saj në mediat sociale dhe u bëri thirrje nënave të tjera që të ndiqnin shembullin e saj.

Ajo thotë se një numër i grave tjera vendosën për të ndihmuar.

Firooza gjithashtu kontaktoi një numër të miqve të saj për të mbledhur para për të blerë pelena dhe qumësht pluhur për foshnjat që nuk mund të ushqeheshin me gji.

Afganistani ka dëshmuar shumë mizori gjatë konfliktit të katër dekadave të kaluara.

Por sulmi i së martës, me skenat e masakrës ndërsa nënat dhe fëmijët e tyre të porsalindur u qëlluan, ka tronditur botën.

Ndërsa shumë prej të porsalindurve tani po pushojnë, Firooza është akoma e mërzitur nga ndikimi i ciklit të dhunës në dukje pafund në qytetin e saj.

“Në vend që të mbahen nga nënat e tyre, këto foshnje janë në një spital dhe ushqehen nga të huajt”, thotë ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?

Botë
Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Blinken: Rusia do të përballej me vështirësi në Ukrainë nëse nuk do të kishte ndihmën e Kinës

Botë
Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë

Erdogan shtyn vizitën në Shtëpinë e Bardhë

Botë
Kalo në kategori