LAJMI I FUNDIT:

Prej nesër fillon pagesa e subvencioneve për çdo biçikletë të blerë në Qendër

Prej nesër fillon pagesa e subvencioneve për çdo biçikletë të blerë në Qendër

Komuna e Qendrës ka informuar se prej nesër fillon pagesa e subvencioneve për çdo biçikletë të re të blerë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sivjet janë paraparë subvencione për gjithsej 1.111 biçikleta.


“Deri në këtë moment, gjithsej 510 qytetarë kanë aplikuar për përkrahje financiare për blerje të biçikletës së re, njoftojnë nga komuna Qendër.

Çdo banor i moshës madhore të komunës Qendër, i cili do të blejë biçikletë, duhet të dorëzojë kopje të letër njoftimit me të cilën vërtetohet se është banor i komunës dhe një llogari fiskale ose faturë për biçikletën e blerë dhe kopje të llogarisë së transaksionit, bëjnë të ditur nga kjo komunë./Telegrafi/