LAJMI I FUNDIT:

Prej këtyre 6 formave të lidershipit, çfarë lideri je ti?

Prej këtyre 6 formave të lidershipit, çfarë lideri je ti?

Sa herë që mendojmë për lidershipin, na vijnë në mendje disa figura të mëdha botërore me tipare nga më të ndryshmet, dhe shpeshherë ne referohemi tek ata si pasqyrë e asaj që ne dëshirojmë të bëhemi në të ardhmen.

Mënyra më e mirë për të arritur një gjë të tillë është që t’i kuptojmë aftësitë që na duhen dhe llojin e liderit që ne aspirojmë të bëhemi.


Varësisht prej spektrit të aftësive që ju keni dhe nga situata që kërkon lidershipi juaj, kemi 6 stile të liderëve: demokratik, vizionar, trajnues, bashkëpunues, shëmbëlltyrë dhe komandues.

Liderët demokratik fokusohen më së shumti në llojshmërinë e aftësive, kualiteteve dhe njohurive bazë të anëtarëve të ekipit të tyre. Ata e vlerësojnë shumë mendimin e pjesëtarëve dhe shfrytëzojnë mendimet dhe vendimet kolektive në mënyrë që të arrijnë në shkallët më të larta të suksesit dhe të sjellin një atmosferë pozitive në organizatë.

Në vazhdim kemi liderët vizionarë, të cilët janë ideal kur bëhet fjalë për gjetjen e rrugëve të reja dhe zgjidhjeve të reja të mundshme për një problem të dhënë. Ata mbështeten në mendimin abstrakt dhe mund të parafytyrojnë zgjidhje të cilat jo gjithkush i sheh.

Një lloj tjetër liderësh janë ata trajnues. Ata shpenzojnë kohë dhe energji të madhe për një grup të caktuar individësh. Liderët trajnues fokusohen më së shumti në krijim e marrëdhënieve afatgjata dhe trajnimin e njerëzve të cilët do të bëhen liderët e së ardhmes.

Liderët trajnues kanë për qëllim të drejtojnë dhe udhëzojnë, nuk të lënë të dorëzohesh dhe ta mundësojnë që ta kuptosh se çka pritet prej teje.

Liderët bashkëpunues i japin rëndësi të madhe idesë që së pari vjen ekipi, e pastaj gjithçka tjetër.

Ky lloj i lidershipit fokusohet më së shumti në ndërtimin e besimit brenda grupit dhe krijimin e lidhjeve emocionale të cilat e rrisin ndjenjën e përkatësisë ndaj asaj organizate.

Liderët bashkëpunues janë posaçërisht efektiv në kohë të stresit ose kur morali i grupit bien, por mund të mos vënë re probleme, gjë që mund të dëmtojë suksesin e organizatës nëse ndodh shumë shpesh.

Një lloj tjetër lideri është ai i cili udhëheq duke vendosur standarde të larta për veten me shpresën që të tjerët do të ndjekin shembullin e tij. Këtë lloj lidershipi e gjejmë më së shumti në ushtri.

Liderët e tillë mundohen vazhdimisht të jenë shembulli më i mirë që të tjerët do të donin ta ndjeknin.

Modeli i fundit, por jo më pak i rëndësishmi është lideri komandues. Ai niset përmes qëndrimit “bëni si them unë sepse unë jam shefi”.

Ky model ka shumë efekt në kohët kur duhet që vendimet të merren shpejt, për dallim nga ai demokratik ku merret parasysh mendimi i secilit.

Mirëpo, në anën tjetër, ky lloj stili mund ta ulë moralin e grupit për të punuar, sepse i bën anëtarët e tjerë të ndihen si të pavlerë dhe se mendimet e tyre nuk kanë rëndësi.

Me një fjalë, disa modele janë më efektive se të tjerat, por gjithë kjo varet nga situata në të cilën ju gjendeni dhe lloji i organizatës me të cilin do të donit të merreshit.

Lloji të cilin e zgjedhni do të iu ndihmon shumë në karrierën tuaj dhe suksesin tuaj si lider. Andaj pse jo t’ia filloni ta ndërtoni veten si një lider efektiv prej tani!

Me programin Changemaker S.K.I.L.L.S., organizata 4-H Kosova do të hyj me thellë në këtë temë dhe tema të ngjashme si kjo, andaj aplikoni të bëheni pjesë e tij për të zhvilluar veten më tutje.

Aplikimet janë të hapura për një kohë të limituar, andaj aplikoni duke klikuar këtu.

Artikull i sponsoruar